BotaRajoni

“Vuçiç paralajmëro luftë me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Një konflikt si Nagarno-Karabakut është i rrezikshëm dhe i panevjoshëm

Në një intervistë për KosovaPress, ai u shpreh se deklarata e Vuçiç, që tha për nisjen e një lufte si ajo e Nagaorno-Karabakut, është e panevojshme dhe e rrezikshme.
Featured image of article: “Vuçiç paralajmëro luftë me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Një konflikt si Nagarno-Karabakut është i rrezikshëm dhe i panevjoshëm Boris Ruge

KOSOVË- Ambasadori i karrierës së Gjermanisë dhe zëvendës kryetar i “Konferencës për Siguri e Mynihu”, Boris Ruge ka folur në lidhje me deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për KosovaPress, ai u shpreh se deklarata e Vuçiç, që tha për nisjen e një lufte si ajo e Nagaorno-Karabakut, është e panevojshme dhe e rrezikshme. Më tej, Ruge tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në dorën e qeverive për tu kontrolluar dhe se një deklaratë e tillë është e panevojshme. Më poshtë ai tha se Vuçiç e bëri këtë deklaratë pa ndonjë arsye të caktuar dhe se Kosova nuk ka bërë asnjë levizje për të provokuar konflikt mes tyre.

“Mendoj se kjo është një retorikë e rrezikshme, që krijon tension, dhe vë një afat kohorë që në disa mënyra duket jo-reale. Në fund të ditës, janë qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës që e kontrollojnë situatën. Në çoftë se këto dy qeveri veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për konflikt. Presidenti Vuçiq duket që është në kontroll të gjërave në Serbi, pavarësisht nëse është siguria shtetërore, apo nëse ka të bëjë me të pasurit qeverisja të shumicës parlamentare. Unë shoh se ai është në një situatë ku mund të sigurohet të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve. Kështu që, mendoj se kjo retorikë është e panevojshme dhe e rrezikshme”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, disa javë më parë është shprehur se nëse nuk arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mes vendeve mund të ndodh ndonjë konflikt i ngjashëm me atë në në Nagorno-Karabak.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment