Aktualitet

Deputetëve shqiptarë u ikën frika nga Covid-19, lënë maskat dhe dorezat në shtëpi e futen në Kuvend, s’u matet as temperatura

Në fotot që po shikoni vihet re që të gjithë deputetët janë vënë në radhë për t’u futur në Kuvend, pa maska dhe pa doreza.
Featured image of article: Deputetëve shqiptarë u ikën frika nga Covid-19, lënë maskat dhe dorezat në shtëpi e futen në Kuvend, s’u matet as temperatura Deputetet shqiptare qe futen ne Kuvend

TIRANË– Deputetët shqiptarë e kanë lënë pas frikën ndaj koronavirusit dhe kanë shkuar në seancën plenare të Kuvendit pa marrë asnjë lloj mase ndaj Covid-19.

Në fotot që po shikoni vihet re që të gjithë deputetët janë vënë në radhë për t’u futur në Kuvend, pa maska dhe pa doreza.

Madje, ditën e sotme ka munguar edhe matja e temperaturës në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas fotove të publikuara nga LSA-ja tregon se deputetët i kanë ‘harruar’ masat në shtëpi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment