Politike

Deputetët nuk i tremben më Covid-19, lëvizin pa maskë në ambjente të hapura

Gjatë seancës së sotmë plenare në Kuvend shumë deputetë nuk e kanë zbatuar këtë masë të detyrueshme.

TIRANË-Megjithëse situata pandemike në vend është drejt përmirësimit, mbajtja e maskës vazhdon të jetë një rregull i detyrueshëm i cili duhet të zbatohet si në vende të hapura edhe në ato të mbyllura.

Gjatë seancës së sotmë plenare në Kuvend shumë deputetë nuk e kanë zbatuar këtë masë të detyrueshme. Në fotot e mëposhtme shihet qartë se si deputetë si: Ulsi Manja, Halit Valteri, Elisa Spiropali, Lefter Maliqi, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, etj, nuk e kanë maskën pasi ka mbaruar seanca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket, deputetët e Kuvendit, nuk e shohin më të arsyeshme mbajtjen e maskës.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment