Bota

Deputetët në Britani refuzojnë të gjitha opsionet alternative për Brexit

  • Theresa May do dorëhiqet si kryeministre pasi të mbyllë çështjen ‘Brexit’
  • Asnjë nga tetë opsionet për Brexit nuk marrin mbështetjen e deputetëve britanikë.
    Featured image of article: Deputetët në Britani refuzojnë të gjitha opsionet alternative për Brexit Foto ilustruese

    BRITANI- Asnjë nga opsionet e propozuara për ‘Brexit’ nuk kanë siguruar mbështetje të qartë pas një votimi të përbashkët. Një përpjekje e parë nga deputetët për të gjetur një rrugë konsensuale përpara për Brexit ka përfunduar në ngërç dhe konfuzion, pasi Commons hodhi poshtë çdo opsion të paraqitur, megjithëse me një ndarje gati të barabartë mbi idenë e bashkimit me një bashkim doganor.

    Sipas mediave britanike, thirrjet për një doganë të përbashkët me BE-në u refuzuan nga 272 me 264 vota, ndërsa një thirrje për një referendum për të miratuar ndonjë marrëveshje, u hodh poshtë me 295 në 268 vota.

    Kështu, sekretari për Brexit-in, Stiven Barclay, ka thënë se rezultatet shihen si një sinjal se marrëveshja e tyre ishte “alternativa më e mirë”.

    Rezultatet përfunduan një ditë drame në të cilën, kryeministrja britanike, Theresa May premtoi të dorëhiqet nga posti si kryeministre, nëse marrëveshja e saj do të miratohej.

    Ndërsa pesë propozimet tjera, duke përfshirë mbështetjen për një dalje pa-marrëveshje, të ashtuquajturin “Plani për Tregun e Përbashkët 2.0”, një propozim për të qëndruar në Zonën Ekonomike Evropiane dhe një për të ndaluar procesin e Brexit duke anuluar nenin 50, të gjitha nuk arritën të siguronin mbështetjen e shumicës së deputetëve.

    (a.m.dosja.al)

    Shto Koment