Rajoni

Deputetët e Kosovës me pasuri të ‘çmendur’, kanë në banka rreth 1 miliard €

Mediat në vend kanë zbuluar pasuritë e ligjvënësve dhe rezulton se disa prej tyre kanë në banka apo prona të paluajtshme asete që shkojnë deri në disa dhjetëra milionë Euro.
Featured image of article: Deputetët e Kosovës me pasuri të ‘çmendur’, kanë në banka rreth 1 miliard € Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kosova është shteti më i varfër në Evropë, por politikanët e saj kanë një pasuri marramendëse. Mediat në vend kanë zbuluar pasuritë e ligjvënësve dhe rezulton se disa prej tyre kanë në banka apo prona të paluajtshme asete që shkojnë deri në disa dhjetëra milionë Euro.

Sipas llogaritjeve, 120 deputetët e Kosovës kanë një pasuri që shkon deri në 1 miliardë euro. Deputeti më i pasur i Kuvendit të Kosovës është lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka deklaruar pasuri prej 698.3 milionë euro.

I dyti  në radhë është deputeti Gani Dreshaj i AAK-së, i cili ka deklaruar pasuri prej 87 milionë euro. Ndërkohë në vend të tretë është Gazmend Abrashi i AAK-së që ka deklaruar pasuri prej 10.8 milionë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë lista vijon, ku deputetja e LDK-së, Saranda Musliu, ka deklaruar pasuri prej 7 milionë euro, bashkëpartiaku i Musliut, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar 2.2 milionë euro pasuri, Pal Lekaj i AAK-së rreth 2 milionë euro, Valon Ramadani i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar 3.3 milionë euro pasuri, etj.

Pasuria e deputetëve shkon në 1 miliard euro, por nëse e krahasojmë me buxhetin vjetor që ka ky shtet, shihet se ligjvënësit kanë pasuri sa gjysma e gjithë kombit, pasi buxheti vjetor i Kosovës është mbi 2 miliardë euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment