Bota

Deputetët britanikë votojnë sërish kundër May, lideri laburist kërkon dorëheqjen e kryeministres

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.
Featured image of article: Deputetët britanikë votojnë sërish kundër May, lideri laburist kërkon dorëheqjen e kryeministres Kryeministrja britanike Theresa May

BRITANI- Parlamenti britanik sapo refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t’u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj./Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Shto Koment