Rajoni

Deputet nga burgu, Etem Arifi nëse nuk jep dorëheqje, do vazhdojë të paguhet deri në 3 dhjetor

Pozita e tij në Kuvend mund të zvendësohet vetëm pas gjashtë muaj mungesë, kështu që ai do të vazhdojë të mbajë këtë post deri më 3 dhjetor.
Featured image of article: Deputet nga burgu, Etem Arifi nëse nuk jep dorëheqje, do vazhdojë të paguhet deri në 3 dhjetor Etem Arifi

KOSOVË– Legjislativi në Kosovë ka mbetur me një votë minus, pas vetëdorëzimit në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës të deputetit Etem Arifi.
Në bazë të ligjit ai do vazhdojë të jetë në detyrë edhe nga qelia e burgut, nëse ai nuk jep dorëheqje.

Pozita e tij në Kuvend mund të zvendësohet vetëm pas gjashtë muaj mungesë, kështu që ai do të vazhdojë të mbajë këtë post deri më 3 dhjetor.
Sipas Gazeta Express, qeveria Hoti ka mbetur sot pa votën e 61-të që i duhet për të kaluar ligje në Kuvend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti Etem Arifi, ishte në kërkim pasi ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të papranueshme kërkesën e deputetit Etem Arifi, i cili i është drejtuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me dënimin për mashtrim me subvencione.Ditën e sotme ai është vetëdorëzuar në Qendrën e Parabugrimit në Prishtinë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment