Aktualitet

Depresioni vrau familjen Josifi, flet psikiatri që i kuronte: Ngjarja s’ka lidhje me fenë, Blerta peshonte vetëm 45 kile, vuante nga…

Flet mjeku psikiatër Sadik Lala, i cili kuronte Blerta Josifin. Ai ka treguar detaje lidhur me gjendjen e 34-vjeçares.
Featured image of article: Depresioni vrau familjen Josifi, flet psikiatri që i kuronte: Ngjarja s’ka lidhje me fenë, Blerta peshonte vetëm 45 kile, vuante nga… Sadik Lala

Në shtëpinë e të mbijetuarës, në Kombinat, kolegu Andi Bora gjeti një recetë dhe një fletë mjekimi, lëshuar nga mjeku psikiatër Sadik Lala, me të cilin do të flasim në vazhdim, mbi këtë çështje.

“Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën. Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave. Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta.” tha mjeku psikiatër Sadik Lala.

 

Gazetarja: Ju doktor, e keni mjekuar me Calixta. Teksa lexonim për të na rezulton, që përdoret edhe për persona që bëjnë mendime për vetvrasje. Po Blerta a kishte mendime të tilla?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjeku: Rreziku i antidepresantëve është në ditët e para, 2-3 javët e para, sepse mund të kenë efekte anësore të çfarëdoshme, qoftë edhe mendime për vetëvrasje. Përsa i përket emisioneve televizive ku i mëshohet “Dëshmitarëve të Jehovait”, në një zallamahi e kakofoni gjithologësh, por unë jam profesionist dhe do flas si i tillë, që për mua është kryesore depresioni i rëndë.

Gazetarja: – A ka gjasa që të shërohet depresioni?

Mjeku: Sigurisht që po. Një pjesë shumë e madhe e depresionit shërohet. Një pjesë mbahet nën kontroll më mjekime.

Marrë nga Top Channel

Një Koment në “Depresioni vrau familjen Josifi, flet psikiatri që i kuronte: Ngjarja s’ka lidhje me fenë, Blerta peshonte vetëm 45 kile, vuante nga…

  1. Cfare mjeku (?!) Bie ne kontradikte me veten. Edhe thote ishte e mbyllur(nuk fliste), edhe thote ishte e sheruar(ishte 45 kg me sa duket nuk ushqehej eshte shenje e qarte depresioni) edhe thote ka shkuar 4 here tek ai… dhe nuk ka lidhje me fene. Perderisa nuk fliste dhe nuk tregonte asgje si e percaktoi ky ‘psikiater’ gjendjen e saj?
    I quan te tjeret ‘gjithologe’ por vete nuk eshte me gjendje te dalloje shenjat klinike te nje semuri me depression. Urdheri I mjekut duhet te investigoje kete ‘specialist’ sa nuk eshte vone sepse do marre be qafe te tjere paciente.

Shto Koment