
TIRANË– Françeska Jaçe është një ndër personazhet më të përfolura të shoëbizzit shqiptar për shkak të jetës që ajo bën. Herë pas here ndan momente nga jeta e saj me ndjekësit në rrjetin social Instagram, por këtë herë ka ndarë një moment jo shumë të mirë.
Teksa ka publikuar një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregon sesi sillet një bricjap, (shenja e horoskopit të saj) kur mbetet pa para dhe llogaria bankare e saj mbetet bosh.
“Llogaria ime bankare bosh.”- shkruan Françeska.

Ndërsa nga faqja ku Françeska ka ripostuar foton shkruhet: Depozitoni atë m*t në bankën time më shpejt.
Karantina dhe izolimi prej më shumë se 2 muajsh në Shqipëri mesa duket paska ndikuar keq edhe në të ardhurat e Françeskës, e cila pranon se në këtë periudhë i paskan vonuar pagesën në bankë.
A.C/Dosja.al