Bota

Departamenti i Sigurisë së Brendshme do të lejojë çdo banorë nga Bahamas të kalojë në SHBA

Të gjithë banorët e Bahamas që janë prekur nga Uragani Dorian do të lejohen të kalojnëën SHBA, me ose pa dokumnta të duhura.
Featured image of article: Departamenti i Sigurisë së Brendshme do të lejojë çdo banorë nga Bahamas të kalojë në SHBA Foto ilustruese

SHBA- Uragani Dorian po shkatërron prej ditësh ishujt Bahamas, madje ka prekur edhe Kanadanë , ndërsa kanë mbetur të vdekur dhjetëra të vdekur dhe mijëra të humbur që deri më tani për rrjedhojë konsiderohen  si të vdekur.

Ndërsa Departamenti i Sigurisë së Brendshme ka lëshuar udhëzime shtesë për kërkesat e vizave për banorët e Bahmas që po përpiqen të udhëtojnë drejt  ShBA-së pas Uraganit Dorian. këto detaje kanë dalë një ditë pasi zyrtarëvt amerikanë dërguan sinjale të se si njerzit nga Bahmas, veçanërisht ata që udhëtojnë me anije, do të lejohen të hujnë në SHBA.

Bahamasit që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara me anije duhet të kenë një pasaportë të vlefshme dhe një vizë të vlefshme udhëtimi,” ka thënë departamenti.

Leja e vizave mund të jepet për disa udhëtarë që fluturojnë për në SHBA. dhe marrin paraprakisht leje. Udhëtarët të cilët përndryshe do të kualifikoheshin për Programin e heqjes së vizave dhe të cilët udhëtojnë nga ajri përmes  një strukture preçize e CBP në Freeport ose Nassau mund të mos kenë nevojë për vizën e vizitorëve amerikanë.” – ka deklaruar Departamenti pasi Aeroporti Freeport u shkatërrua Uragani Dorian.

POasditen e së hënës Komisioneri i Detyruar i Doganave dhe i Mbrojtjes së Kufijve, Mark Morgan tha që agjensia e tij ka përpunuar të dhënat e mijëra njerëzve nga dy anije lundrimi, si dhe avionë.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Morgan pranoi se ka pasur një konfuzion rreth procesit me të cilin refugjatët nga Bahamas po lejohen në vend, përfshirë udhëtarët e vrakave tip trageti pasi ata ishin larguar të dielën sepse nuk kishin viza udhëtimi.

Morgan tha: Agjentët e Patrullës Kufitare do të pranojnë këdo për arsye humanitare që duhet të vijnë këtu, nëse ata kanë dokumente të duhura të udhëtimit apo jo. Ne kemi përpunuar tashmë njerëz që kanë dokumente udhëtimi dhe nuk kanë dokumente udhëtimi,” tha ai.

Burimi: NPR

A.C/Dosja.al

Shto Koment