Bota

Departamenti i Sigurisë Kombëtare harton raporte për gazetarët/ Reagime të ashpra në SHBA: Të ndalohet menjëherë

Vendimi erdhi një ditë pasi gazeta "Washington Post" bëri të ditur se një zyrë e DHS-së kishte hartuar tre raporte mbi dy gazetarë që kishin mbuluar demonstratat në Portland të Oregonit, të cilat u ishin shpërndarë agjencive federale të zbatimit të ligjit.
Featured image of article: Departamenti i Sigurisë Kombëtare harton raporte për gazetarët/ Reagime të ashpra në SHBA: Të ndalohet menjëherë Foto Ilustruese

SHBA-Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të premten se ka urdhëruar agjentët që të ndalojnë përpilimin dhe qarkullimin e “raporteve të zbulimit” me subjekt gazetarët.

Vendimi erdhi një ditë pasi gazeta “Washington Post” bëri të ditur se një zyrë e DHS-së kishte hartuar tre raporte mbi dy gazetarë që kishin mbuluar demonstratat në Portland të Oregonit, të cilat u ishin shpërndarë agjencive federale të zbatimit të ligjit.

Raportet, të përpiluara nga zyra e Zbulimit dhe Analizës, vinin në dukje se gazetarët kishin botuar dokumente që kishin dalë pa leje nga agjencitë federale, por që përmbanin informacion të paklasifikuar në lidhje me vendosjen e agjentëve federalë gjatë protestave në Portland. Zyra ka si detyrë të integrojë informacionet e zbulimit të DHS-së dhe të shpërndarje informacionit tek autoritetet shtetërore e lokale si dhe partnerët privatë. Në një deklaratë, zyra e Zbulimit tha se sekretari në detyrë i DHS-së, Chad Wolf kishte pezulluar mbledhjen e informacionit mbi gazetarët dhe kishte urdhëruar kryerjen e një hetimi.

Në asnjë mënyrë sekretari i përkohshëm nuk e lejon këtë praktikë“, tha zëdhënësi i DHS-së, Alexei Woltornist. “Sekretari në detyrë është i përkushtuar të sigurojë që i gjithë personeli i DHS-së të mbështesë parimet e profesionalizmit, paanshmërisë dhe respektimit të të drejtave dhe lirive civile, veçanërisht ato që lidhen me Amendamentin e Parë të Kushtetutës“, tha më tej ai.

Media amerikane njoftoi gjithashtu se DHS-së kishte larguar nga detyra zyrtarët përgjegjës për hartimin e raporteve mbi gazetarët.

Njoftimet rreth raporteve të zbulimit vijnë mes trazirash në Portland dhe në qytetin e Nju Jorkut, ku oficerë të zbatimit të ligjit, por pa uniformë janë parë duke futur protestues në furgonë që gjithashtu nuk kishin asnjë shenjë që dalluese se i përkisnin policisë. Sipas gazetës “Washington Post” raportet e zbulimit përmbajnë imazhe dhe postime në tweeter nga Mike Baker, një gazetar i “The New York Times” dhe Benjamin Wittes, kryeredaktor i “Lawfare”, një blog që përqendrohet tek siguria e politika kombëtare. Raportet përfshinin numrin e pëlqimeve që kishin marrë postimet si dhe ripostimet në tweeter apo në mediat e tjera sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zoti Baker është raportuar për dy memorandume të brendshme të DHS-së në lidhje me protestat dhe trazirat në Portland. Në një postim në Twitter në lidhje me raportet e zbulimit, zoti Wittes shkruante se ai po shqyrtonte opsionet e tij ligjore.

Nuk jam i sigurt se si raportimi im mbi dokumente jo sekrete përbën ndonjë lloj kërcënimi për sigurinë kombëtare që justifikon shpërndarjen e një raporti zbulimi ndaj një shtetasi amerikan”.

Analistët thonë se veprimi i struktuarave të zbatimit të ligjit mund të jetë një kërcënim për Amendametin e Parë të Kushtetutës që mbron lirinë e fjalës në SHBA.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

Shto Koment