Rajoni

Departamenti i Shtetit në SHBA: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale. Hoti dhe Vuçiç bënë hapa të mëdha drejt vizionit të përbashkët

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se marrëveshjet e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, hapin mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Sakaq nëpërmjet një postimi që ka që  ka bërë në faqen zyratre, Departamenti i Shtetit njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit e ka quajtur monumentale.
Featured image of article: Departamenti i Shtetit në SHBA: Marrëveshja me Serbinë historike, njohja e Kosovës nga Izraeli monumentale. Hoti dhe Vuçiç bënë hapa të mëdha drejt vizionit të përbashkët Foto nga zyra e Donald Trump

SHBA-Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur marrëveshjen e nënshruar ditën e sotme mes Kosoës dhe Serbisë duke e quajtur historike një arritje të tillë mes shteteve.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se marrëveshjet e nënshkruar në praninë e presidentit amerikan Donald Trump, hapin mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Sakaq nëpërmjet një postimi që ka që  ka bërë në faqen zyratre, Departamenti i Shtetit njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit e ka quajtur monumentale. Gjithashtu Departamenti ka përgëzuar edhe Vuçiç për angazhimet e Serbisë për të hapur një zyrë tregtare dhe për të zhvendosur Ambasadën e saj në Jeruzalem. Ndër të tjera Departamenti thotë se me arritjen e marrëveshjes liderët e shteteve evropiane bënë hapa të mëdha drejt këtij vizioni të përbashkët.

Postimi i Plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Presidentin Serb Vuçiç dhe Kryeministrin e Kosovës Hoti për marrëveshjet historike që  arritën sot në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë një gamë të gjerë të çështjeve të normalizimit ekonomik. Udhëheqja e tyre e guximshme nuk sjell vetëm rritje dhe punë për qytetarët e tyre, por vendos një ton të ri pajtimi në ndjekjen e progresit për Ballkanin Perëndimor. Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunim më të gjerë. Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të lidhjeve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe Presidentin Vuçiç për angazhimet e Serbisë për të hapur një zyrë tregtare dhe për të zhvendosur Ambasadën e saj në Jeruzalem. Këto hapa të guximshëm do të rrisin paqen midis partnerëve tanë në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në të gjithë Ballkanin Perëndimor mbeten qëllime kritike për Shtetet e Bashkuara. Me mbështetjen e Presidentit Trump, Kryeministri Hoti dhe Presidenti Vuçiq bënë hapa të mëdha drejt këtij vizioni të përbashkët.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment