Rajoni

Denoncohet 65-vjeçarja për thyerjen e karantinës, Italia merr masa

Një 65-vjeçare e rezultuar pozitiv me koronavirus do të hetohet nga shteti italian pasi ajo ka thyer rregullat e karantinës.
Featured image of article: Denoncohet 65-vjeçarja për thyerjen e karantinës, Italia merr masa Në pranga 65 vjeçarja në Itali

ITALI- Një grua e moshuar, 65-vjeç, do hetohet pasi ka thyer ligjin e karantinës, në Mirafori,Itali.

65-vjeçarja është denoncuar nga fqinjët e saj të cilët e panë duke lëvizur nëpër lagje, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë pasi rezultonte pozitive me koronavirus.

Në shtetin italian gjoba e karantinës së shkelur është 400 euro, por pasi ka rezultuar përsëri pozitiv do të hetohet nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ata janë thjesht spiunë. Unë jam pozitive, por jam asimptomatike unë mund të dal nga shtëpia për të hedhur mbeturinat”- është shprehur gruaja 65 vjeçare, për policinë e komisariatit të Mirafiorit.

(s.s/dosja.al)

Shto Koment