Politike

“Do paguhen katërfish”/ Denoncimi te Berisha: Lleshaj do të zëvendësojë me dhunë rojet e sgurisë te “Ora News” me Illyrian Guard

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në Facebook, denoncimin e një qytetari, ku thuhet se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, po tenton të zëvendësojë rojet e sigurisë te televizioni "Ora News", me "Illyrian Guard".
Featured image of article: “Do paguhen katërfish”/ Denoncimi te Berisha: Lleshaj do të zëvendësojë me dhunë rojet e sgurisë te “Ora News” me Illyrian Guard Berisha, Lleshaj dhe Rama

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, denoncimin e një qytetari  ku thuhet, se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po përgatit zëvendësimin e rojeve të sigurisë te televizioni “Ora News” me Illyrian Guard. Sipas denoncuesit, “Illyrian Guard” do të paguhet me 15 mijë euro në muaj, rreth katërfishin që merr kompania aktuale “Arb Security”.

Qyetari shton më tej, se drejtori teknik i “Illyrian Guard”, po përgatit stafin e tij për të zëvendësuar rojet e “Arb Security”.

Postimi i plotë

Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora News! Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar: 15000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani. Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pershëndetje doktor,
Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora News. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve.Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora Neës me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem.
Respekt per ju familjarisht.

Më 3 gusht, forcat e policisë rrethuan “Ora News”, pasi SPAK vendosi nën sekuestro pasuritë e pronarit të televizionit, Ylli Ndroqi. Në mesin e pasurisë së sekuestruar ishin edhe 60% e kuotave të “Ora News. Të maskuar dhe të armatosur, efektivët e Policisë qëndruan jashtë godinës së televizionit, ndërkohë që brenda vijonte normalisht transmetimi i programacionit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment