Aktualitet

Denoncimi te Berisha, pensionistët nuk lejohen të bëjnë plazh në zonë publike: Policia na nxorri me shkelma

VIDEO
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim, ku thuhet se një grup pensionistësh dhe invalidësh, nuk lejohen që të bëjnë plazh nga pronari i një hoteli në Malin e Robit, i cili pretendon se ka paguar për tokën publike. Më tej ata akuzojnë policinë, duke thënë se i ka përzënë me shqelma.
Featured image of article: Denoncimi te Berisha, pensionistët nuk lejohen të bëjnë plazh në zonë publike: Policia na nxorri me shkelma Policët dhe pushuesit

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncimin nga grup pensionishësh dhe invalidësh në profilin e tij në “Facebook”. Sipas denoncimit, këta persona të cilët banojnë në Malin e Robit, nuk lejohen që të bëjnë plazh në hapësirat publike, pasi pronari i një hoteli thotë se e ka paguar tokën.

Gjithashtu ne denoncim thuhet, se në mesin e konfliktit mes tyre dhe pronarit të hotelit ka ndërhyrë policia, e cila i ka përzënë me shqelma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë

Narkopolicia keqtrajton pensionistet dhe invalidet tek Mali i Robit! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb Pershendetje i nderuar Sali Berisha. Jemi nje grup pensionistash dhe 6 invalidë tek mali i robit qe kemi shtëpitë … bejme plazhin qe 14 vite dhe kemi pasë tabelë plazhi për publikun, pasi parcela ku ne rrimë i bie pjesa e rruges… Jemi në mes të hotel Real dhe hotel Ylberi. Problemin e kemi me hotel Ylberin se thotë që e kam paguar dhe pjesen tuaj. Sot na kane ardhur 15 policë për të na larguar i keni edhe në video, por ne jemi të gjithë të pa mundur ekonomikisht dhe nuk kemi ku të vemi pasi kudo është me pagesë: Ju lutemi pse nuk zbatohet vendimi i Qeverisë ku 20% është vend i lirë për publikun. Ju bëjmë me dije se vendi ku rrimë ne nuk i takon hotelit pasi është pjesë e rrugës… Ju lutem i nderuar këto janë shqetësimet dhe hallet tona…
Po ju dergojme edhe nje video se si na nxoren me shkelma policet e kesaj qeverie. Rrespekte nga një grup pensionistësh dhe invalidësh.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment