Politike

Denoncimi te Berisha: Dy punonjës rektorati janë me COVID-19, po mbahet e fshehtë për shkak të zgjedhjeve në Universitete

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një denoncim ku thuhet se dy punonjës rektorati janë me COVID-19, por po mbahet e fshehtë për shkak të zgjedhjeve në Universitete.
Featured image of article: Denoncimi te Berisha: Dy punonjës rektorati janë me COVID-19, po mbahet e fshehtë për shkak të zgjedhjeve në Universitete Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në profilin e tij në Facebook, për fshehjen e rasteve me COVID-19 në Universitet. Sipas denoncuesit, dy punonjës të rektoratit janë prekur nga virusi dhe janë karantinuar prej ditësh në shtëpi.

Më tej në denoncim thuhet, se njërin prej tyre nuk e kanë pranuar në spital, pasi po mbahet e fshehtë për shkak të zgjedhjeve në Universitetet. Gjithashtu denoncuesi ka shtuar, se janë kontaktuar edhe disa gazetarë për të bërë publik rastin, por nuk janë lejuar nga eprorët e tyre.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fshihen rastet me covid19 ne Universitet! Te semur me simptoma te covid19 nga Universiteti nuk i pranojne ne spital per shkak te zgjedhjeve. Punonjesve nuk ju bejne testet. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Zoti Berisha një ngjarje e shëmtuar e fshehjes së rasteve me covid-19 po ndodh në Universitetin e Tiranës. Të paktën dy punjonjës të rektoratit janë prekur nga simptomat e coronavirusit dhe prej disa ditësh janë karantinuar në shtëpi. Të paktën një prej tyre nuk e kanë pranuar në spital edhe pse me temperaturë të lartë, sepse nuk duan ta bëjnë publike në prag zgjedhjesh në universitet, ngaqë e morën vesh ku punonte. Më tepër se gjysma e punonjësve në rektorat spo shkojnë më në punë nga frika. Dhe të mendosh se sa punonjës efektivë, gazetarë, pedagogë e studentë hyjnë përditë për probleme të ndryshme institucionale aty. Është kontaktuar edhe me disa gazetarë për ta bërë publike, por se marrin përsipër ta nxjerrin si lajm pasi nuk jua kanë miratuar eprorët. Për respekt të personave dhe etikë nuk i publikojmë emrat e punonjësve me covid, pasi janë profesionistë të përkushtuar, familjarë dhe njerëz shumë të mirë. Respekte për ju.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar edhe katër viktima të tjera, mes tyre një 21-vjeçare që ishte intubuar prej katër ditësh. 85 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment