Aktualitet

Denoncimi/ Sistemet e sigurisë të Postës Shqiptare, a është paravendosur edhe këtë vit fituesi?

Janë rreth 300 mijë euro që do t’i jepen në një vit një kompanie të specializuar për ta bërë këtë shërbim, ndërsa akostoja me tvsh është 360 mijë euro.
Featured image of article: Denoncimi/ Sistemet e sigurisë të Postës Shqiptare, a është paravendosur edhe këtë vit fituesi? Laert Duraj, drejtori i postës shqiptare

TIRANË– Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit, ishte nëj vlerësim negativ për shërbimin publik. Prokurimet e kontrolluara zinin një vend të rëndësishëm në raport, përveç 3 P, që kanë shkatërruar konkurencën e lirë. Por, ndërsa Parteriteti Publik privat, është, përveç të tjerave, një politikë qeveritare, prokurimet e tjera të institucioneve, janë përzgjedhëse për firma të caktuara, edhe pse nuk kemi të bëjmë me një shërbim të tillë.

Rasti i Postës Shqiptare është flagrant në këtë drejtim.

“Nesër në 16 korrik, do të zhvillohet tenderi me objekt: “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore të sinjaleve të alarmit, verifikimit dhe reagimi me grup të gatshëm në të gjitha Filialet e Degët dhe shërbimin me GPS/GPRS për automjete e Postës Shqiptare”.

Janë rreth 300 mijë euro që do t’i jepen në një vit një kompanie të specializuar për ta bërë këtë shërbim, ndërsa akostoja me tvsh është 360 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania do të mirëmbajë sistemet e alarmit dhe vëzhgimit, do të kujdeset për sigurinë e makinave të shpërndarjes së postës. Një shërbim që e ofrojnë më shumë se 10 kompani në vend, por që nga 2011e fiton e njëjta, Elektrosek. Jo për ofertën më të mirë, jo për kushtet më të mira, por për zgjedhje e paravendosur të drejtuesve.

Kompanitë pjesëmarrëse në këtë tender, pas shumë ankesave, tani nuk marrin më pjesë në tender. Tashmë është bërë e zakonshme që tenderi të bëhet vetëm me dy kompani, njëra prej të cilave paraqitet miqësisht dhe formalisht, për ta bërë të vlefshme fitoren e Elektrosek”.

Ky denoncim i ardhur në redaksinë e dosja.al, është lehtësisht i verifikueshëm online dhe sigurisht do jetë i verifikueshëm pas tenderit të ditës së nesërme.

(Dosja.al)

Shto Koment