LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi/ Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur 50 mijë euro

23 Nëntor 2021, 21:01 Nga DOSJA
Denoncimi/ Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur 50

TIRANË- Në Shqipëri ka një ligj të posaçëm që detyron çdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së. Emisioni “Stop” në Tv Klan ka siguruar një informacion që provon se prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg.

Por emisioni “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë Euro të padeklaruara nga prokurori Emëror Kasaj. Stop ka mësuar se në Gjykatën e Tiranës ka një çështje civile të hapur nga vetë prokurori i Gjirokastrës ndaj një qytetari me iniciale L.SH.

Në këtë padi, prokurori Kasaj thotë se i ka dhënë borxh qytetarit me iniciale L.Sh. një shumë prej 50 mijë Eurosh, por pa deklaratë noteriale. Prokurori tani kërkon kthimin e 50 mijë Eurove nga ky qytetar. Kujtojmë se këtë shumë të konsiderueshme parash që prokurori ia ka dhënë borxh qytetarit, nuk e ka deklaruar asnjëherë në formularin e pasurisë sikundër e parashikon ligji.

“Unë dhe shtetasi L.Sh. kishin njohje të ngushta pasi ishim ortakë në blerjen e një trualli dhe një objekt në Tiranë. Duke qenë se kishim muaj që njiheshim dhe ishim ortakë, ky i fundit në Dhjetor 2010 më ka qarë hallin për një problem financiar të ngutshëm, ku i duheshin urgjentisht 50 mijë Euro vetëm për një javë pasi kishte në dorë një shit/blerje prone. Duke u nisur nga fakti që kishte shumë pasuri të paluajtshme në pronësi të tij, i kam marrë një mikut tim të ngushtë shumën prej 50 mijë Euro dhe ia kam dhënë të paditurit në mirëbesim pa deklaratë noteriale sepse do m’i kthente për 1 javë. Që nga ajo ditë deri më tani me gjithë përpjekjet e mia të vazhdueshme për të më kthyer borxhin, kjo shumë nuk më është kthyer. Sa më sipër, i kërkoj Gjykatës Penale të Rrethit Gjyqësor Tiranë të marrë në shqyrtim këtë kërkesë padi dhe të vendosë sipas objektit të saj”, thuhet ndër të tjera në kërkesë padinë që prokurori Emëror Kasaj ka bërë në Gjykatën e Tiranës për shumë prej 50 mijë Euro.

Në të gjithë deklarimet e pasurisë ndër vite të prokurorit Emëror Kasaj nuk përmendet asnjëherë një shumë e tillë prej 50 mijë Eurosh, të cilën e ka patur vetë apo e ka marrë borxh te një miku i tij siç thotë, edhe pse në çdo rast duhet të deklarojë çdo lëvizje financiare sipas ligjit për shkak të detyrës që ka.

Avokati Genci Gjokutaj na sqaron anën ligjore dhe përgjegjësitë që kanë prokurorët për deklaratën e pasurisë. Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave, sipas Gjokutajt, përbën vepër penale.

“Ky është një rast i pastër i fshehjes së pasurisë. Pavarësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo pasuri që është disponuar nga ky subjekt që ju thoni dhe që i është dhënë dikujt dhe që po kërkohet sot me një padi në gjykatë, kjo domosdoshmërisht duhet të deklarohet pranë ILDKPKI. Ndryshe je subjekt i veprës penale i fshehjes së pasurisë. Çdo lloj veprimi kalimi paraje i marrë, i dhënë, i investuar dhe të gjitha format e zhvendosjes së kësaj paraje, investimi diku duhet të deklarohet në ILDKPKI. Sepse lidhet drejtpërdrejt me pasurinë e këtij subjekti dhe ka detyrimin që ta deklarojë në formën që ka ndodhur.

Neni bazë nga Kodi Penal është pastrimi i produkteve të veprën penale e cila bëhet nëpërmjet fshehjes së saj apo nëpërmjet veprimeve të caktuara, copëtimit, investimit, dhënies borxh, kërkimit, të gjitha këto lloj formash i keni te dispozita e nenit 287 të Kodit Penal. Kjo ka qenë edhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe krijimit të agjencive ligjzbatuese deri tek formulari i ILDKPKI që është bërë pikërisht se është një netëork ligjor, i cili detyron këto subjekte që të ndjekin këtë rrugë. Në momentin kur vërtetohet një shumë e cila nuk është deklaruar, automatikisht aktivizohet mekanizmi ligjor dhe kjo është vepër penale për të cilën sigurisht që duhet hetuar, por që duhet hetuar nga organi kompetent, prokuroria”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.

Marrë nga Tv Klan

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet emeror kasaj genc gjokutaj ildkpi emeror kasaj genc gjokutaj ildkpi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni