Politike

Denoncimi në KQZ/ Deputeti i PS, Alket Hyseni, thërret në takim drejtuesit e policisë Sarandë

Në faqen zyrtare të KQZ-së thuhet se deputeti , Alket Hyseni, ka thirrur  në takim drejtuesit e policisë Sarandë dhe siç thuhet në kallëzim, ky i fudnit nuk ka asnjë të drejtë që t'i kërkojë llogari policisë së shtetit. 
Featured image of article: Denoncimi në KQZ/ Deputeti i PS, Alket Hyseni, thërret në takim drejtuesit e policisë Sarandë Alket Hyseni me drejtues te policise se shtetit

TIRANË- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ditën e sotme, është bërë një kallëzim për deputetin e Partisë Socialiste Alket Hyseni.

Në faqen zyrtare të KQZ-së thuhet se deputeti Alket Hyseni, ka thirrur  në takim drejtuesit e policisë Sarandë dhe siç thuhet në kallëzim, ky i fundit nuk ka asnjë të drejtë që t’i kërkojë llogari policisë së shtetit.

“Me date 6 janar 2020 deputeti A.Hyseni ka thirrur ne takim drejtues te policise se shtetit Sarande. Zoti Hyseni eshte deputete, eshte politikan, eshte kandidat ne zgjedhje dhe drejtues politik i zones, dhe asnje pike e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te therrasin ne takim e te kerkojne llogari policise se shtetit. Rasti konkret perben shkelje te dispozitave ligjore dhe nje sinjal negativ per zgjedhjet dhe rolin e Policise ne to, ndaj eshte ne interesin e vete KQZ te reagoje per distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ. Ajo që vihet re është se LSI gjithashtu ka adresuar një sërë kallëzimesh në KQZ.

Ndërsa një tjetër shqetësim, për një tjetër qytetar është bërë maska e kryeministrit Rama me siglën e PS.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kryeministri përdor siglën e PS ne aktivitete zyrtare shtetërore, gjë qe automatikisht e bën aktivitetin me natyre partiake. Sigla e PS është përdorur ne çdo dalje te kryeministrit ne aktivitete me fonde shtetërore, ne Tirane, Vlore, Shijak dhe Durrës”-thuhet në denoncim.

Që nga miratimi i vendimit të KQZ për të ndaluar publikimin e disa aktiviteteve në funksion të fushatës zgjedhore, LSI ka bërë 16 kallëzime për kryeministrin, ministrat dhe kryebashkiakët.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment