LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi: Laboratori në Prishtinë 120 euro PCR-në, përgjigjja ‘negative’ për 20 minuta

8 Shtator 2021, 19:18 Nga DOSJA
Denoncimi: Laboratori në Prishtinë 120 euro PCR-në,

Një tjetër skandal është denoncuar nga emisioni Fiks Fare, ku për 20 minuta merr rezultatin e PCR (tamponit). Në Kosovë mjafton të paguash 120 euro dhe për 20 minuta merr në dorë rezultatin e tamponit covid 19 me rezultat negativ.

Gazetarët e Fiksit udhëtuan drejt Kosovës, pas një denoncimi të bërë në redaksinë e këtij emisioni. Sipas denoncimit , në afërsi të aeroportit “Adem Jashari” rezultatet e testeve Covid-19 lëshoheshin në mënyrë fiktive për vetëm 20 minuta.

Fillimisht gazetarët shkuan në një laborator në Prishtinë ku kërkuan kryerjen e PCR-së për të udhëtuar më pas drejt Vjenës. Pas konsultës me punonjësit e laboratorit, njëra nga këto të fundit është shprehur se përgjigja për testin e PCR-së vononte të paktën 3 orë dhe është e pamundur paraqitja e një rezultati para këtij afati.

Më pas gazetarët iu drejtuan laboratorit në aeroportin e Prishtinës rreth orës 11.45 ku i kërkuan punonjësve të këtij laboratori që të kryenin testin e PCR-së. Fillimisht punonjësit e këtij laboratori janë shprehur që mund të kalosh edhe përmes një përgjigje të marrë prej testit antigjen, përgjigje e cila mundësohej për një periudhë kohore prej 15 minutash. Por gazetarët e cilësuan se donin të kryenin testin PCR dhe se do të udhëtonin po atë dite në orën 14:00.

Fillimisht punonjësit u thanë gazetarëve se përgjigja e një testi PCR mund të dilte rreth orës 18:00, por duke kuptuar se klienti humbte avionin ata sugjeruan edhe një test të shpejt Molekular për udhëtim (PCR), përgjigja e të cilit dilte brenda 20 minutave. E gjitha kjo kundrejt një pagese prej 120 eurosh. Duke rënë dakord për çmimin punonjësja e laboratorit i merr në sportel gazetarit të Fiksit mostrën rreth orës 12:28, dhe më pas e orienton se përgjigja do të dal për 20 minuta dhe mund ta tërheq tek sportelet jashtë aeroportit.

Pas 21 minutash gazetari i Fiks Fare merr përgjigjen e testit PCR negative, gati për të udhëtuar kudo me një test fiktiv. Ndërkohë të gjithë laboratorët e licencuar testin PCR ( tamponi) mund ta analizojnë minimalisht për 90 minuta.

Labaratori për 20 minuta kryen testin PCR kundrejt 120 eurove

Fiksi – Dua të bëj PCR

Punonjësja e laboratorit – Kur ke me udhëtu?

Fiksi – Në orën 14.00

Punonjësja e laboratorit – Në cilin vend ke me shku?

Fiksi – Në Vjenë.

Punonjësja e laboratorit – Në Vjenë, Austri. Rezultatet e PCR dalin në gjashtë të mbasdites. A të lënë me kalu me testin antigjen?

Fiksi – Jo, PCR më thanë.

Punonjësja e laboratorit – Tek airoporti? PCR të kanë thënë?

Fiksi – Prandaj erdha, më thanë për këtu.

Punonjësja e laboratorit – PCR në orën gjashtë (18.00) del rezultati.

Fiksi – Më para nuk bëhet fjalë?

Punonjësja e laboratorit – Jo. Veç PCR i shpejtë kushton 120 euro, del për 25 minuta.

Fiksi – Po mirë PCR them

Punonjësja e laboratorit – Të shpejtin?

Fiksi – Po pra

Punonjësja e laboratorit – Ban 120 euro.

Fiksi – Ça të bëj? T’i jap këto? ( eurot)

Punonjësja e laboratorit – Ma jep edhe pasaportën

Fiksi – Pasaportën jo, kartën e identitetit po. Urdhëro!

Punonjësja e laboratorit- Për 25 minuta rezultai del. 120 euro pagesa, 150 më ke dhënë, 30 kusuri.

Punonjësja e laboratorit 2- Hajde në hundë me ta bë! Hajde edhe tjetrin. Pas 25 minutash e merr rezultatin jashtë.

Fiksi – Faleminderit.

Në 12:28 merret mostra për testin e PCR-së dhe përgjigja del 12:50

Punonjësja e laboratorit 3 – A…

Fiksi – Rrofsh

Punonjësja e laboratorit 3- Urdhëro, negativ ke rezultu

Fiksi – Faleminderit kalofshi mirë, shyqyr që e bëtë shpejtë për 20 minuta.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kosove testi pcr kosove testi pcr

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni