Politike

DENONCIMI: Kryemadhi tregon “biznesin”: Zyrtari i PS ka dhënë tokë me qera për Bankersin në Roskovec, e jep për 2.5 mln euro

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se një zyrtar i lartë nga radhët e socialistëve i ka dhënë tokë me qera Bankersit në Roskovec. 
Featured image of article: DENONCIMI: Kryemadhi tregon “biznesin”: Zyrtari i PS ka dhënë tokë me qera për Bankersin në Roskovec, e jep për 2.5 mln euro Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka denocuar një zyrtar të lartë të Partisë Socialiste por pa i përmendur emrin.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se një zyrtar i lartë nga radhët e socialistëve i ka dhënë tokë me qera Bankersit në Roskovec. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një zyrtar i lartë i PS, s’po ia them emrin, ka marrë tokë me qera në Roskovec. E ka marrë vetë për 500 mijë lekë të vjetra dhe ia ka dhënë ai Bankersit me qera. Dhe sa do thoni ju, 2.5 mln euro,”-u shpreh Kryemadhi. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment