Politike

DENONCIMI/ Këlliçi flet me emra: Odeta Berberi, rilindasja që punon në Kuvend u ka premtuar qytetarëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve, kërkon vota në këmbim

Sipas Këlliçit, Berberi është denoncuar nga disa qytetarë të cilëve u ka premtuar hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve.
Featured image of article: DENONCIMI/ Këlliçi flet me emra: Odeta Berberi, rilindasja që punon në Kuvend u ka premtuar qytetarëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve, kërkon vota në këmbim Belind Këlliçi

TIRANË– Belind Këlliçi ka denoncuar një punonjëse të Kuvendit e cila quhet Odeta Berberi. Sipas Këlliçit, Berberi është denoncuar nga disa qytetarë të cilëve u ka premtuar hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve.

Në këmbim, sipas Këlliçit, ajo kërkon vota.

“Hipotekimi elektoral! Personi në foto quhet Odeta Berberi dhe është pjesë e stafit të Kuvendit. Shkon dje te Pallati Unik, takon administratorin dhe iu premton banorëve hipotekimin e apartamenteve para zgjedhjeve. Rilindasen e dëshpëruar për votë, e denoncuan vetë banorët në kontaktet që kam vendosur në dispozicion. Denonconi çdokënd që guxon t’ju blejë të ardhmen,”– shkruan Këlliçi.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment