
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihet se OBSH rekomandon testime masive të popullatës për shkak të koronavirusit. Hasa shkruan më tej se në pajisjet e ISHP ka defekte, duke krijuar kështu bllokim.
Hasa shprehet se ndërsa OBSH thotë se duhen sa më shumë testime, Edi Rama deklaron “vidhni” për aq kohë sa ka mbetur.
Postimi i Hasës:
OBSH: Testoni,Testoni,Testoni! RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni! Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet. Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen! Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri! Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg! Tik-Tak Tik-Tak. 25 Prilli po afron!.
(A.B)/Dosja.al