Aktualitet

Denoncimi i gazetares: Skandali me “Blue Panorama”, shtyu fluturimin me 4 orë se nuk kishte avion

Haxhiaj në një reagim në Facebook, ka bërë me dije se ajo kishte rezervuar një ushëtim për në orën 14:00, por ishte shtyre me 4 orë e 20 minuta dhe nuk kishte marrë asnjë shpjegim pse kishte ndodhur një gjë e tillë.
Featured image of article: Denoncimi i gazetares: Skandali me “Blue Panorama”, shtyu fluturimin me 4 orë se nuk kishte avion Pamje nga aeroporti Nënë Tereza

TIRANË- Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka bërë një denoncim sot në ldihje me linjat avionëve në aeroportin ‘Nënë Tereza”. Haxhiaj në një reagim në Facebook, ka bërë me dije se ajo kishte rezervuar një ushëtim për në orën 14:00, por ishte shtyre me 4 orë e 20 minuta dhe nuk kishte marrë asnjë shpjegim pse kishte ndodhur një gjë e tillë.

“Keto kompani qe bejne miliona ne kurriz te shqiptareve edhe sa kohe do te vazhdojne te tallen me dinjitetin e shqiptareve, me parate te cilat detyrimisht duhet ti paguajme tek to, per te levizur?”, shton më tej ajo.

NJOFTIMI I PLOTË

Skandali me kompanite ajrore ska te sosour nga aeroporti i vetem shqiptar Nene Tereza! Linja Blu Panorama e planifikuar Tirane – Bergamo ne orarin 14 u shty per 18 e 20. Me pas per orën 21 e 20. 9 ore te mjeret njerez duke pritur ne aeroport. Per demshperblim te thone se duhet ti shkruash email kompanise, pale po e perfitove, po ta dhane.

Me cfare kuptova Blu Panorama nuk kish avion ne dispozicion te linjes Tirane – Bergamo, dhe priste avionin e linjes Rome – Tirane, qe te niste pasagjeret drejt Bergamos. Keto kompani qe bejne miliona ne kurriz te shqiptareve edhe sa kohe do te vazhdojne te tallen me dinjitetin e shqiptareve, me parate te cilat detyrimisht duhet ti paguajme tek to, per te levizur? Edhe per sa kohe shqiptaret do te vijojne te trajtohen si skllever jo vetem, ne aeroportet Europiane, ne te cilat as qe kane shprese te kalojne ne te njejtat kalime si fqinjet tane, por edhe ne aeroportin Nene Tereza jane po aq te diskriminuar!

Vetem per faktin se Shqiptaret nuk jane pjese e BE-se, trajtohen te diferencuar nga europianet e tjere! Ate qe Europa ju ben shqiptareve jashte, kompanite ajrore jua bejne ne Tirane! Ketu kompanite monopol kane vendosur çmime biletash si e sa ju do qejfi, ndersa nuk eshte as e para as e fundit here qe shqiptaret do dergjen 9 ore per te pritur avionin, bileten e te cilit e kane paguar tre here me lart se nje italian! U shofte fara e keqe e njerezve vampire, qe nuk e le kete vend te behet!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment