Politike

DENONCIMI I FORTË! Tritan Shehu: PS ka premtuar për votën kultivimin e drogës

VIDEO
Tritan Shehu tha se ka pasur raste kur qytetarëve u është premtuar dhe lejimi i kultivimit të lëndëve narkotike në këmbim të votës për maxhorancën.
Featured image of article: DENONCIMI I FORTË! Tritan Shehu: PS ka premtuar për votën kultivimin e drogës Tritan Shehu
Përditësuar:

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka bërë një denoncim të fortë për shkeljet e bëra në procesin zgjedhor. Në një intervistë për “ORA”, Shehu tha se ai bashkë me kolegët po përgatisin një dosje për krimet zgjedhore.

Sipas tij, ka pasur raste kur qytetarëve u është premtuar dhe lejimi i kultivimit të lëndëve narkotike në këmbim të votës për maxhorancën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë duhen sqaruar për ato që ndodhën në procesin zgjedhor. Unë jam në Gjirokastër dhe po përgatisim një dosje me deformimet e këtij procesi për t’ia çuar qendrës. Dosje të tilla po përgatiten në shumë qytete dhe do të dëshmojnë shkeljet e bëra jashtë standardeve evropiane dhe deri te keqpërdorimi i institucioneve e administratës dhe pagesave publike. Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën,“-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “DENONCIMI I FORTË! Tritan Shehu: PS ka premtuar për votën kultivimin e drogës

  1. Tritan, me këtë mendje dhe ligësi do fitosh në se rron 120 vjet.

Shto Koment