Politike

Denoncimi i fortë i Palokës: Vrasësi i katër efektivëve po fiton tendera nga burgu, çfarë di Taulant Balla për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin?

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i ka kërkuar llogari Taulant Ballës, në lidhje me komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin, duke hedhur dyshime, se kreu i grupit të PS, po kërkon të mbrojë dikë.
Featured image of article: Denoncimi i fortë i Palokës: Vrasësi i katër efektivëve po fiton tendera nga burgu, çfarë di Taulant Balla për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin? Taulant Balla, Edi Paloka dhe Dritan Dajti

TIRANË -Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është futur ndërmjet debatit të kreut të demokratëve, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, për Dritan Dajtin.  Në një postim në Facebook, Paloka shkruan, se 7 vite në pushtet të PS, ishin të mjaftueshme për të zbardhur ngjarjen, ndërsa akuzon Ballën se po fsheh krimin e lirimit të Dajtit.

Gjithashtu Paloka i ka drejtuar 5 pyetje Ballës, duke hedhur akuza, se kreu të grupit të PS i intereson lirimi i Dritan Dajtit, ndërsa flet edhe për tendera që vrasësi i 4 policëve po merr nga burgu. Gjithashtu Paloka i kërkon llogari Ballës, për komunikimit e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg.

Postimi i plotë

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!

Pasditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha, replikoi në distancë me deputetin socialist, Taulant Balla. Ishte Basha ai që përkujtoi vrasjen e 4 policëve nga Dritan Dajti, duke akuzuar qeverinë për makinacione, për lirimin e Dajtit. Më pas Balla iu kundërprgjigj, se operacioni ishte dekonspiruar nga komandanti që Basha e gradoi pak muaj më pas.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment