Politike

Denoncimi i Bashës për bazën ushtarake në Sarandë, Meta: Po bëj verifikimet e mia!

VIDEO
Meta u shpreh se është njohur së fundmi me pretendimet e Bashës, dhe kishte kërkuar nga ekipi i sigurisë kombëtare që të bëjë verifikimet e rastit për të cilat do të ketë një reagim zyrtar. 
Featured image of article: Denoncimi i Bashës për bazën ushtarake në Sarandë, Meta: Po bëj verifikimet e mia!

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u shpreh se ka nisur verifikimet pas denoncimit të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pretendoi se në diskrecion të plotë qeveria po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë.

Meta u shpreh se është njohur së fundmi me pretendimet e Bashës, dhe kishte kërkuar nga ekipi i sigurisë kombëtare që të bëjë verifikimet e rastit për të cilat do të ketë një reagim zyrtar. 

“Hetimet i zhvillon prokuroria, por si president, sapo jam njohur me një pretendim të tillë, kërkova nga ekipi im i sigurisë kombëtare që të bëjnë verifikimet që pastaj të kemi një qëndrim edhe publik edhe sa më të saktë” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha denoncoi disa ditë më parë se një pjesë e territorit të bazës ushtarake në Sarandë po bëhet gati nga qeveria që t’u jepet oligarkëve. Basha u shpreh se fakti që po bëhet në sekret të plotë cenon sigurinë kombëtare, prandaj i bëri thirrje edhe Presidentit Ilir Meta që të investigojë.

Ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar që fokusi i të gjitha lëvizjeve politike në vend të jetë tek çelja e negociatave me BE-në. Në fjalën e tij, Meta folur për situatën e koronavirusit në vend, emërimet në KED por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dekretonte zgjedhje në fund të prillit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment