Sociale

Denoncimi/ Fermerët paguajnë “haraç” për stendën në panair, çmimi varet nga pozicioni dhe vizita e ministrit Çuçi (VD)

Çmimi për stendën varet nga pozicioni i saj dhe nga fakti nëse ministri Çuçi do ta vizitojë atë apo jo gjatë ditëve të panairit.
Featured image of article: Denoncimi/ Fermerët paguajnë “haraç” për stendën në panair, çmimi varet nga pozicioni dhe vizita e ministrit Çuçi (VD) Pamje nga panairi

TIRANË- Edicioni i tretë i panahirit “Shqipëria punon tokën” do të mbahet më datat 16 dhe 17 nëntor. Mbi 400 fermerë, sipërmarrës dhe biznesmenë akuzojnë ministrin e Bujqësisë se ka organizuar një skemë korruptive.

Edhe pse në buxhetin e shtetit janë akorduar tashmë rreth 200 mln lekë, fermërët duhet të paguajnë nga 1-5 mijë euro për të siguruar një stendë. Çmimi për stendën varet nga pozicioni i saj dhe nga fakti nëse ministri Çuçi do ta vizitojë atë apo jo gjatë ditëve të panairit. Personi që do të marrë “haraçin” e pjesëmarrësve në panair është Arben Shkodra, mik i ministrit Çuçi. Sipas Syri.net, paratë që Shkodra merr nga fermerët i ndaj më sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Enea Hotin.

Shto Koment