SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar dhënien e 55 mijë m2 tokë në Hamallaj, lajm që u botua disa ditë më parë në Dosja.al, ku qeveria i ka dhënë dy kompanive me një vlerë qesharake një tokë buzë detit për të ndërtuar resort turistik. Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se pas masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021, Rama po ndan pronat publike të shqiptarëve me oligarkët. VKM-ja e publikuar nga Dosja.al, tregon sesi me vetëm 50 mln lekë, Redi Peza dhe Gentjan Sula morën 55 mijë metra tokë shtetërore në bregdet.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA
Edi Rama kreu masakrën zgjedhore dhe vodhi zgjedhjet e 25 Prillit, që të masakrojë dhe vjedh pasuritë publike të shqiptarëve, që të vazhdojë të shtojë pasurinë e tij dhe të bizneseve pranë tij, që të vazhdojë të detyrojë të rinjtë e papunë të largohen të pashpresë nga vendi. Më datë 19 Maj 2021, njëlloj siç ka bërë gjatë keqqeverisjes së tij, Edi Rama ka vendosur të trajtojë si plaçkë personale një tjetër pasuri publike të shqiptarëve. Plot 55 mijë m2 tokë në bregdet, në zonën e Hamallajt, pa garë dhe pa asnjë transparencë, ka vendosur t’ia jap dy miqve të tij në një biznes korruptiv, shoqërisë “Sviluppo Mare 1” sh.p.k., me pronar Redi Pezën dhe “S&D Invest” sh.a., me pronar Gentjan Sulën.
Çmimi i vendosur për shitje është disa herë më i ulët se çmimi i tregut në atë zonë bregdetare, rreth 1,100 lekë për metër katror. Siç provon ky dokument shtetërore, vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 19.5.2021, 55 mijë metra tokë shtetërore në bregdet i është dhënë dy oligarkëve të Edi Ramës, Redi Peza dhe Gentjan Sula, për 59,565,000 lekë.
E ndërsa Edi Rama dhe miqtë e tij ndajnë si plaçkë pasuritë publike, shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe të pashpresë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Ndërkohë që Edi Rama ka përqëndruar të gjithë ekonominë e vendit tek 5 biznese korruptive pranë tij, mijëra biznese në Shqipëri kanë falimentuar apo janë në prag falimenti, nga taksat e rritura dhe nga rënia e konsumit. Po ky nuk është prioritet i Edi Ramës. Ai nuk i vodhi zgjedhjet që ti shërbejë Shipërisë apo shqiptarëve. Prioritet i vetëm Edi Ramës është pasurimi i miqve të tij.
Kjo është arsyeja, pse shqiptarët janë të zhytur në varfëri, ndërkohë që Edi Rama dhe oligarkët e tij janë zhytur në luks. Kjo është arsyeja pse Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në botë dhe ka 8 vjet që ka ngecur në vendnumëro. Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë menjëherë këtë aferë të rëndë korruptive dhe të vendos përpara përgjegjësisë plaçkitësit e pasurisë publike. Shqipëria dhe pasuritë e saj, duhet t’i shërbejnë shqiptarëve dhe rritjes së mirëqenies së tyre. Pronat shtetërore duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund sa më parë procesit të kompensimit të pronarëve të ligjshëm.
Prona shtetërore duhet t’i shërbejë vetëm interesit publik dhe interesit të qytetarëve shqiptarë. Ndaj ne do luftojmë kundër kësaj pakice plaçkitësish që pengoi përkohësisht ndryshimin, derisa t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.
(F.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar përplasjen që ka pasur me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, duke ia hedhur fajin magjist...
TIRANE– Ministri Bledi Çuçi komentoi propozimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për klasifikimin e aksidenteve si vrasje me dashje. Mi...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar një tjetër mënyrë sesi do të zhvillohet Vettingu në Policinë e Shtetit. Në fjalën e...
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu përgjigj me batutë pyetjes së gazetarit Julian Kasapi, i cili tha se ‘ishte pyetja e fundit’. Për t’i ...
TIRANË– Ministri i Brendshëm ka sqaruar vendimin e Këshillit të Ministrave për të marrë në mbortje me Gardën e Republikës, ambasadorin e Bashkimit Europian...
TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi pohoi se Shqipëria nuk ka një regjistër të armëve pa leje dhe numrit të tyre. I pyetur nga gaze...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka paralajmëruar lëvizje të “kokave” në Policinë e Shtetit. Në fjalën e tij, gjatë një konferencë pë...
DURRËS– Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar pas situatës së kolapsit me mbeturinat që është krijuar në qytetin e Durr...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka drejtuar gishtin e fajit nga prokrurët dhe gjyqtarët për ngjarjet e fundit kriminale në vend. Në ...
TIRANË– 8 persona kanë ndërruar jetë brenda javës që lamë pas, por ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale apo lig...