Politike

Dënimi me 44 mln dollarë nga Gjykata e Arbitrazhit/ Balla: Lidhet me projektet e papërfunduara të rrugës gjatë qeverisjes së demokratëve, do padit median dhe PD-në

Balla thekson se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit,  lidhet me projektet e papërfunduara të kësaj rruge gjatë qeverisjes së PD-së. Ai thekson se do të hedhë në gjyq mediet dhe Partinë Demokratike për publikimin e këtij lajmi.
Featured image of article: Dënimi me 44 mln dollarë nga Gjykata e Arbitrazhit/ Balla: Lidhet me projektet e papërfunduara të rrugës gjatë qeverisjes së demokratëve, do padit median dhe PD-në Taulant Balla dhe PD

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Dosja.al se Gjykata Ndërkombëtare të Arbitrazhit ka dënuar me 44 milionë dollarë shtetin shqiptar për rrugën Tiranë-Elbasan. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla thekson se vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit,  lidhet me projektet e papërfunduara të kësaj rruge gjatë qeverisjes së PD-së.

Ai deklaron se do të padid median dhe Partinë Demokratike për akuzat lidhur me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Portali i djalit të Saliut dhe partia e Lulit të Saliut duhet të kuptojë që arbitrazhi për rrugën Tiranë-Elbasan përmban kontrata të realizuara nga Saliu, ish-Ministri i Transporteve i asaj kohe si dhe shtesa kontratash të kërkuara nga Saliu me gojë. Kështu ishin të gjitha rrugët e lëna e rrugëve. Sa për mua personalisht unë e di rrugën që duhet ndjekur me sojin e tyre. Quhet Rruga e Gjykatës dhe në stacionin e radhës pres me kënaqësi të përballem edhe me portalin e djalit të Saliut edhe me partinë e Lulit të Saliut. Të jetë drejtësia atje ku do dalë në shesh përsheshi i radhës.”, shpehet Taulant Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky reagim i Taulant Ballës vjen një ditë pasi Dosja.al zbuloi se qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 44 milionë dollarë kompanisë greke “Aktor” për mospagesën e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës. Grekët paditën në Arbitrazh qeverinë shqiptare për punimet shtesë dhe ICC ka vendosur në favor të kompanisë “Aktor”.  Në momentin kur “Aktor” kishte nisur punimet shtesë, qeveria shqiptare largoi këtë kompani dhe pajtoi kompaninë e biznesmenit Edmond Bego, “Inerte Ekspress”. Kompania e Begos mori pagesën prej 10 milionë euro për përfundimin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan. Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë Edmond Bego, i cili shprehet se lajmi nuk është i vërtetë. Ndërsa, PD-ja hedh akuza ndaj qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment