Aktualitet

Dënimi i Shaban Veizit me burgim të përjetshëm, gazetari: U befasova, shteti grek nuk i jep avokat për gjyqin

  • Burgim të përjetshëm për 16 kg hashash, Veizi thirrje për drejtësi: Greqia më dënoi se jam çam
  • Gazetari Shpëtim Zhinxhiria shprehet se në seancën e fundit shteti grek nuk i kishte caktuar një avokat, Shaban Veizit i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për 16 kg hashash.
    Featured image of article: Dënimi i Shaban Veizit me burgim të përjetshëm, gazetari: U befasova, shteti grek nuk i jep avokat për gjyqin Shaban Veizi

    Greqi-Për dënimin me burgim të përjetshëm të Shaban Veizit për 16 kilogramë hashash, gazetari Shpëtim Zhinxhiria ka treguar detaje nga seanca e fundit gjyqësore ndaj tij.

    Ai është shprehur se në Gjykatën e Shkallës së Lartë, në seancën e fundit shteti grek nuk i kishte dhënë avokat të dënuarit Veizi pasi ishte shqiptar. Sipas gazetarit gjyqi për Shabanin u shty për në 18 shtator të 2019.

    Reagimi i plotë:

    Sot në Gjykatën e Shkallës së Lartë, Gjykatësja të vazhdojë seanca edhe pa avokat nuk ka problem, shqiptari jo…është gjyq politik. U befasova kur dëgjova nga gjykatësja e Shkallës së Lartë në prani të prokurorit se seanca gjyqësore mund te vazhdohej pa avokat, kur dëgjoj nga shqiptari se kishte berë kërkesë dhe nuk i kishin dhënë avokat…
    U shtanga për guximin e Shabanit kur tha jo… nuk mund të vazhdojë më kjo pasi dënimi është është bërë mbi bazë politike. Por…
    Pyetja shtrohet përse nuk u jepet avokat mbrojtës sipas ligjit te denuarve shqiptarve?
    Nuk e di se si e ndjenë veten përfaqesuesit e ambasadades sonë në seancën e sotme?
    Sot në orën 10.30 në Gjykatën e Lartë, 53-vjeçari Shaban Safet Veizi është përballur me trupin gjykues që nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Shqiptari u përball i vetëm pasi drejtësia greke nuk i kishte plotësuar kërkesën e tij për avokat, të cilin e kishte kërkuar më 25 Prill të 2018. Kryetarja e trupit gjykues i tha se nuk është në kompetencat e saj gjetja e avokat dhe se mund ta vazhdonte seancën edhe pa avokat, pasi sipas saj nuk ishte e domosdoshme prania e avokatit në një kohë kur shqiptari po kalbet në burg për 16 kg bar hashash.
    Shabani para trupit gjykues tha se:

    “Jam një huaj, jam shqiptar dhe jam dënuar në 2004 me burgim të përjetshëm, një vendim të gjykatës që zgjati jo më shumë se 2 minuta, jam dënuar vetëm për 16 kg hashash, pra jam dënuar për 16 kg hashash pa me lejuar të flas, ndërsa sot po përballem pa avokat, të cilin me kërkese me shkrim e kam kërkuar më 25 te muajit kaluar. Unë nuk jam jurist dhe nuk njoh ligjet e drejtësisë që të mbrojë veten time, pasi dënimi im është politik, prandaj kërkojë të shtyhet seanca dhe të paraqitem me një avokat”.

    Më pas prokurori miratoi shtyrjen e seancës më 18 shtator të 2019. Duhet të theksohet se shqiptari ishte i vetmi që u paraqit para trupit gjykues pa avokat. Të pranishëm ishin edhe dy përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë.
    Më poshtë po publikojë këto dokumente  që ma dha Shabani para se policia ta merrte për ta dërguar përsëri në burgun e Hanias.

    Janë dokumente drejtuar Kryetarit te Gjykatës se Lartë me nr. Prot.109/219 më 22 prill të 2019 për të filluar një gjykim tjetër, ndërsa nje shkresë tjetër me nr. Prot. 3120 dat 2/10 2019 drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Lartë të Greqisë për ripërsëritjen e gjyqit, ndërsa një tjetër kerkesë për avokat gjë që nuk u plotësua.
    O sa mir me kenë shqiptar!

    Shkresat:

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment