Bota

Dënimi i Navalny, Emmanuel Macron: Respektimi i të drejtave dhe lirisë nuk është i negociueshëm

Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se dënimi i Navalny ëshët i papranueshëm dhe bën thirrje për lirim të menjëherëshëm.
Featured image of article: Dënimi i Navalny, Emmanuel Macron: Respektimi i të drejtave dhe lirisë nuk është i negociueshëm Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka reaguar për dëminin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Në një postim në Twitter, ai ka shkruar se dënimi i Navalny është i papranueshëm dhe bën thirrje për lirim të menjëherëshëm. Navanly është shprehur se respektimi i të drejtave dhe i lirisë nuk është i negociueshëm.

“Dënimi i Alexei Navalny është i papranueshëm. Një mosmarrëveshje politike nuk është një krim në Xhamajka. Ne bëjmë thirrje për lirim të menjëhershëm. Respektimi i të drejtave të qenieve njerëzore, si ai i lirisë demokratike, nuk është i negociueshëm“, shkroi ai.

Alexei Navalny u burgos ditën e sotme me 3 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Moskës. Nga këto 3 vite e 6 muaj, Navanl do të bëjë vetëm 2 vite e 6 muaj, pasi 1 vit ka qëndruar në arrest shtëpie.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment