Politike

Dënimi i Karaxhiçit në Hagë, Meta: Jo vetëm drejtësi e vonuar, thirrje për të mos harruar gencidin

  • Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiçin
  • Dënimi për krimet e luftës për Radovan Karaxhiçin. Ilir Meta reagon pas vendimit të Gjykatës së Hagës. Meta: Vendimi është drejtësi e vonuar. Presidenti shprehet se dënimi i Karaxhiçit është një mësim që popujt e ecin përpara.
    Featured image of article: Dënimi i Karaxhiçit në Hagë, Meta: Jo vetëm drejtësi e vonuar, thirrje për të mos harruar gencidin Radovan Karaxhixhin dhe Presidenti Irir Meta

    TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Hagës për të lënë në burg përjetë, Radovan Karaxhixhin si përgjegjës për krime lufte në Bosnje Hercegovinë.

    Në një reagim në mediat sociale Meta shkruan se ky vendim i gjykatës, nuk është vetëm një drejtësi e vonuar, por dhe një thirrje për të mos harruar urrejtjen etnike dhe genocidin.

     “Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, ka qenë ky reagimi i Metës.

    Gjykata e Hagës ka vendosur sot që të dënojë me burg të përjetshëm për krime luftë Radovan Karaxhiçin. (Lexo këtu) Më këtë vendim Haga ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili ishte kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe ka zgjatur dënimin e tij 40-vjeçar në burgim të përjetshëm.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment