Dikur

Dënimi i Hitlerit, lindja e Milan Kunderës e arrestimi i Millosheviçit, çfarë ka ndodhur në 1 prill gjatë viteve të ndryshme

Më poshtë është një listë e disa prej ngjarjeve që kanë ndodhur në 1 prill.
Featured image of article: Dënimi i Hitlerit, lindja e Milan Kunderës e arrestimi i Millosheviçit, çfarë ka ndodhur në 1 prill gjatë viteve të ndryshme Foto ilustruese

TIRANË- Sot është data 1 prill, e cila në vite të ndryshme ka disa ngjarje të cilat kanë mbetur gjatë në memorien e qytetarëve. Më poshtë është një listë e disa prej këtyre ngjarjeve, e bërë publike nga Memorie.al.

NGJARJET QË KANË NDODHUR NË 1 PRILL

1924 – Adolf Hitler, dënohet me pesë vjet burg për pjesëmarrjen e tij në “Birra Hall Putsch”, por kryen vetëm nëntë muaj burg. Beer Hall Putsch, ishte një grusht shteti i dështuar nga udhëheqësi i Partisë Naziste, Adolf Hitler, së bashku me Erich Ludendorffin dhe udhëheqës të tjerë nazistë për të marrë pushtetin në Mynih të Bavarisë. 18 vetë, mbetën të vrarë nga ky grusht shteti i dështuar, dhe mbi 50 u plagosën.

1929 – Lind në Brno, Milan Kundera. Kundera, është një shkrimtar çek që mori azil politik në Francë në 1975, duke u bërë një qytetar francez i natyralizuar në 1981. Shtetësia e Kunderas u revokua në 1979 dhe nuk u rikthye deri në vitin 2019. Ai “e konsideron, veten si një shkrimtar francez dhe këmbëngul se puna e tij duhet të studiohet si letërsi franceze dhe klasifikuar si e tillë në dyqanet e librave “.

1939 – Gjatë Luftës Civile Spanjolle, Gjeneralismi Francisco Franco, njofton përfundimin e Luftës Civile Spanjolle, kur kryhet dhe dorëzoimi i fundit nga forcat republikane. Ky konflikt civil ishte më tragjiku dhe më i përgjakshmi në historinë e këtij vëndi. Gjatë kësaj lufte, do të humbnin jetëm afro gjysëm milioni persona, nga të dyja palët, si dhe do të plagoseshin me mijëra të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

1955 – Kryengritja EOKA-s kundër Perandorisë Britanike fillon në Qipro, me qëllimin e bashkimit të ishullit, me Greqinë. EOKA, ishte një organziatë e fshehtë, guerilase greko-qipriote e cila, do të ndërmerrte shumë sulme të armatosura jo vetëm kundër instalimeve ushtarake britanike, por edhe kundër popullsisë turko-qipriote e vendosur në veri të ishullit. Ky konflikt do të zgjaste me vite të tëra, deri në pushtimin turk të pjesës veriore.

1960 – Sateliti TIROS-1 transmeton foton e parë televizive nga hapësira. TIROS, ose Televizioni Satelitor i Vëzhgimit me Infra të kuqe, është një seri satelitësh të hershëm të motit të lançuar nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar me TIROS-1 në vitin 1960. TIROS ishte sateliti i parë që ishte i aftë të ndiqte në distancë Tokën, duke u mundësuar shkencëtarëve të shikojnë Tokën nga një këndvështrim i ri hapësinor.

1976 – Apple Inc. është formuar nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne në Cupertino, të Californisë. Apple Inc. është një kompani amerikane e teknologjisë shumëkombëshe, që harton, zhvillon dhe shet elektronikë të konsumit, softwere kompjuterike dhe shërbime online. Kjo kompani, konsiderohet si një nga kompanitë e teknologjisë Big Four, krahas Amazon, Google dhe Microsoft.

2001 – Ish Presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Millosheviç, arrestohet nga forcat speciale të policisë, për t’u gjykuar me akuza për krime lufte, në Hagë. Ai u arrestua nga autoritetet federale jugosllave, nën dyshimin për korrupsion, abuzim të pushtetit dhe përvetësim. Hetimi fillestar për Millosheviç-in u ndal për mungesë provash, duke bërë që Kryeministri serb Zoran Dindiç të ekstradojë atë në Gjykatën Ndërkombëtare, për akuzat e krimeve të luftës në vend.

2017 – Vdes në moshën 83 vjeçare, Yevgeny Yevtushenko. Yevtushenko, ishte një poet rus. Ai ishte gjithashtu një romanist, eseist, dramaturg, skenarist, botues, aktor, redaktor dhe drejtor i disa filmave. Ai është dekoruar 25 herë, për meritat e tij, rreth kritikave të ashpra që i bënte regjimit komunist në BRSS. Yevtushenko, konsiderohet si një ndër shkrimtarët, dhe poetët më të mëdhenj rusë dhe botërorë të të gjitha kohrave.

Shto Koment