Aktualitet

“Dënime të ashpra për penguesit e zgjedhjeve” flet juristi: Rama po luan ‘blofin’

Juristi Sokol Azizaj, thotë se Edi Rama po luan blofin për me ashpërsimin e Kodit Penal për ata që pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve.
Featured image of article: “Dënime të ashpra për penguesit e zgjedhjeve” flet juristi: Rama po luan ‘blofin’ Edi Rama dhe Sokol Azizaj

TIRANË- Juristi Sokol Azizaj, i ftuar në studion e emisionit “Byro Politike” në televizionin ABC News, foli ndër të tjera edhe lidhur me kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për ashpërsimin e kodit penal për ata që cënojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Azizaj, Rama po luan blofin me ashpërsimin e Kodit Penal për ata që prishin zgjedhjet, pasi sipas tij, ndryshimet në të nuk kalojnë dot me procedurë të përshpejtuar. Sipas tij, duhet 45 ditë që të hyjnë në fuqi.

“Rama po luan ‘blofin’ me ashpërsimin e Kodit Penal për ata që prishin zgjedhjet. Ndryshimet në Kodin Penal nuk kalojnë me procedurë të përshpejtuar dhe duhen 45 ditë që të hyjnë në fuqi”, – tha ndër të tjera Azizaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që do të përpiqen të bllokojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ai i paralajmëroi qytetarët se veç ndëshkimeve të tyre nga ligji, ata nuk do të mund të dalin më as në BE e as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment