Bota

“Dënim me arkivol”, ndëshkimet për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse në Indonezi

Mediat lokale raportojnë se ata që janë kapur pa maskë në rrethin Kalisari të qytetit duhet të numërojnë deri në 100 brenda arkivolit teksa janë të ekspozuar për kalimtarët të bëjnë fotografi.
Featured image of article: “Dënim me arkivol”, ndëshkimet për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse në Indonezi Momentet kur qytetaret kane qendruar te shtrire brenda arkivolit

INDONEZI– Mbajtja e maskave për të frenuar  përhapjen e koronavirusit është bërë një rregull i fortë në shumë shtete  që janë prekur nga koronavirusit.  Por jo të gjithë njerëzit respektojnë këto rregulla të  forta të vendosura nga qeveritë, e për këtë arsye në kryeqytetin indonezian po përdoret një metodë e re për çdo kënd që nuk mban maskën.

Autoritetet në Xhakarta u kërkojnë të gjithë njerëzve që shkelin rregullat e mbajtjes së maskave të shtrihen brenda një arkivoli dhe “të mendojnë veprimet e tyre”.

Mediat lokale raportojnë se ata që janë kapur pa maskë në rrethin Kalisari të qytetit duhet të numërojnë deri në 100 brenda arkivolit teksa janë të ekspozuar për kalimtarët të bëjnë fotografi.

“Me Covid-19 ekziston rreziku që ata të vendosen brenda një arkivoli të vërtetë.”- ka deklaruar kreu i Agjencisë së Rendit Publik të Xhakartës Lindore, Budhy Novian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Pasar Rebo, në Xhakartë Lindore, ata që kapen pa maskë duhet të shtrihen brenda në arkivoli ose të paguajnë një gjobë dhe të bëjnë punë në shërbim të komunitetit. Disa shkelësve iu desh të shtriheshin brenda arkivolit të hapur të enjten për një kohë të shkurtër.

Ky dënim me arkivolin do të zbatohet për të paktën edhe disa ditë të tjera për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me masat e sigurisë. “Sidoqoftë, ideja e arkivolit të hapur është ende një koncept i ri pasi ne jemi akoma duke eksperimentuar nëse kjo qasje mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit të publikut drejt veshjes së maskave të tyre të fytyrës,” tha Novian.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment