Ekonomi

Denaj me tonë të forta kundër bizneseve: Ndyshon Kodi i Procedurës Tatimore, s’do i shpëtoni gjobave me “marifete” gjykatash

Ajo tha se shumë shpejt do të ketë dhe ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore. Një gjë e tillë bëhet që të parandalojnë subjektet që t’i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve gjykate, apo të “marifeteve” të tjera, që përdorin subjektet, siç tha ministrja.
Featured image of article: Denaj me tonë të forta kundër bizneseve: Ndyshon Kodi i Procedurës Tatimore, s’do i shpëtoni gjobave me “marifete” gjykatash Anila Denaj, ministre e Financave

TIRANË-  Ministrja e Financave Anila Denaj ka dalë sot në një deklaratë për mediat në lidhje me aksionin anti-informalitet.  Denaj nga deklarata prezantoi në rezultatet e zbatimit të Planit Operacional “Stop-Informalitetit”, që është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Së bashku me të ishte dhe zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë z.Elton Haxhi, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve znj.Delina Ibrahimaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave z.Arlind Gjokuta.

Për periudhën në vijim, zbatimi i planit do të vazhdojë të shtrihet në të gjithë sektorët e konstatuar me risk: hoteleri-turizëm, hidrokarburet, produktet e akcizës dhe ndërtimit, ku fokus kryesor do të jetë koordinimi më i mirë i strukturave drejt zbulimit të evazionit në shkallë më të gjerë.

Ajo tha se shumë shpejt do të ketë dhe ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore. Një gjë e tillë bëhet që të parandalojnë subjektet që t’i shpëtojnë masave ndëshkuese me anë të vendimeve gjykate, apo të “marifeteve” të tjera, që përdorin subjektet, siç tha ministrja.

Në hoteleri turizëm janë 2000 subjekte të ispektuara, 1400 subjekte ose 38% rezultuan me probleme në sigurimin e punonjësve. Sa i përket karburanteve, janë 231 karburante të kontrolluara. 1200 subjekte do vendosin plumbçet në të gjitha njësitë. Sa për sipërmarrësit e cigareve, pijeve alkoolike vazhdojnë kontrollet, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre. Në fushën e ndërtimit do kontrollohen 160 subjekte me rënie në xhiro. Janë përcaktuar 20 subjekte të mëdha që do të inspektohen. Ka raste që subjektet mund t’i kenë shpëtuar masave ndëshkuese, me vendim gjykate ose marifete të tjera duke na bërë që të marrim masa në ndryshimin e Kodit të Procedurave Tatimore”,- u shpreh ndër të tjera Denaj.

Prej ditësh qeveria ka marrë një aksion të gjerë kundër informalitetit. Për të goditur këtë fenomen, janë bërë kontrolle të zgjeruara në terren, ku dhe janë gjobitur dhjetëra biznese e shumë të tjera janë mbyllur. Por duket se ky aksion do të vijojë dhe më tej, pasi qeveria tashmë ka gati sitemin e ri të kontrollit të bizneseve. Duke qenë se kasat që përdoren aktualisht janë me teknologji të vjetër ato nuk të japin mundësi t’i monitorosh në çdo kohë bizneset, por vetëm me mbylljet ditore. Në këtë mënyrë të gjitha bizneset do të pajisen me kasa të reja, të cilat fal teknologjisë do të mund të raportojnë në çdo minutë të ditës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment