Politike

Denaj: Fokusi jonë, biznesi i madh! Japim 2 miliard lekë për biznesin e vogël për të dalë nga situata, kemi ulur barrën fiskale

VIDEO
Denaj teksa ndodhet ditën e sotme në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama është shprehur se qeveria ka dhënë 2 miliard lekë për biznesin e vogël për të dalë nga situata.
Featured image of article: Denaj: Fokusi jonë, biznesi i madh! Japim 2 miliard lekë për biznesin e vogël për të dalë nga situata, kemi ulur barrën fiskale Anila Denaj

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj teksa ndodhet ditën e sotme në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama është shprehur se qeveria ka dhënë 2 miliard lekë për biznesin e vogël për të dalë nga situata. Më tej ajo ka treguar se është ulur dhe barra fiskale për biznesin e vogël. Në vijim, Denaj tregoi shifrat që Partia Socialiste ka bërë në 8 vite qeverisje në ekonominë.


PJESË NGA FJALA E DENAJ:

Nuk mund të lëmë pa përmendur se cfarë është bërë në 8 vite qeverisje, duke filluar nga tatimi i fitimit. Në 2013 bizneset kishin të njëjtën masë fiskale, përgjatë viteve, me një ulje në7%, më pas në 2016 më 0% për ata që kanë qarkullim deri në 5 milionë lekë, shkojmë në janar të 2021 me 0%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjitha këto tregojnë se kjo nuk është qasje që ka nisur vetëm sot, por është nisur nga PS për bizneset e vogla. Është bërë fakt. Duke përfituar me masat fiskale, efektiviteti i masës është dukshëm në rritje. Në kontekst vlere, janë gati 2 miliard lekë, në 2021 do të jenë 0. E gjithë vlera prej 2 miliard lekë ësghtë në konsumin e biznesit të vogël, për të rritur konsumin. 2 miliard lekë për biznesin e vogël për të dalë nga situata. Bizneset e vogla janë rritur me vleftën që kanë pasur më parë. Fokusi është te biznesi i madh.


Lajmi kryesor: Rama: Shumë shpejt nisim vaksinimin masiv, jemi shumë afër, na mungon vetëm vula për 360 mijë doza AstraZeneca! Rrisim pagën minimale dhe dyfishojmë ndihmën ekonomike (SQARIMET)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment