Aktualitet

Dëmtuan kabullin elektrik dhe plagosën rëndë 66-vjeçarin nga Vlora, pranga dy punonjësve

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup 66-vjeçari me iniciale F. K., i cili është detyruar që të marrë ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Featured image of article: Dëmtuan kabullin elektrik dhe plagosën rëndë 66-vjeçarin nga Vlora, pranga dy punonjësve Foto ilustruese

VLORË– Dy persona janë prangosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave në punë. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup 66-vjeçari me iniciale F. K., i cili është detyruar që të marrë ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment