Showbiz

Dëmtuan bustin e Françesk Radit, shpërthen Elton Deda: Ndyrësira, na bëni të na marrë malli për qoftëlargun

Disa të rinj kanë dëmtuar bustin e këngëtarit të ndjerë shqiptar Françesk Radit. Kantautori Elton Deda reagon ashpër ndaj të rinjve.
Featured image of article: Dëmtuan bustin e Françesk Radit, shpërthen Elton Deda: Ndyrësira, na bëni të na marrë malli për qoftëlargun Elton Deda dhe dy të rinjtë

TIRANË– Dy të rinj kanë dëmtuar bustin e këngëtarit të ndjerë shqiptar Françesk Radit, i cili është vendosur tek të Kodrat e Liqenit.

Lidhur me videon, e cila është bërë virale kudo në rrjet ka reaguar edhe kantautori i njohur Elton Deda.

Deda ka shpërndarë videon me të rinjtë duke i fyer e quajtur ndyrësira, dhe sipas tyre vetëm riedukimi i bën derman.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndyrësira! Duhet pashaportizim për Tirone! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargut!’, shkruan kantautori.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Dëmtuan bustin e Françesk Radit, shpërthen Elton Deda: Ndyrësira, na bëni të na marrë malli për qoftëlargun

  1. Turp per keta femije, por me turp duhet te kete familja, shkolla dhe politika e dites. Francesk Radin, kurresesi nuke mund ta ofendojne ata te panxene, Franceskun e ka rritur koha ne dite e vite. Injorantet,e te panxenet e politikanet harrohen, ARTISTET MBETEN.

Shto Koment