Aktualitet

Dëmtohet linja nga punimet e UKT-së, ja dy zonat në qendër të Tiranës që kanë mbetur pa energji elektrike

Dosja.al mëson se shkak për mungesën e energjisë është bërë dëmtimi i linjës pas punimeve që po bëhen nga UKT-ja në këtë zonë.
Featured image of article: Dëmtohet linja nga punimet e UKT-së, ja dy zonat në qendër të Tiranës që kanë mbetur pa energji elektrike Foto ilustruese

TIRANË– Rruga “Mine Peza” dhe rruga “Fortuzi”, prej disa orësh nuk furnizohen me energji elektrike. Dosja.al mëson se shkak për mungesën e energjisë është bërë dëmtimi i linjës pas punimeve që po bëhen nga UKT-ja në këtë zonë.

Për pasojë, prej disa orësh, këto zona që janë në qendër të Tiranë, kanë mbetur pa furnizim energjie. Përmes një statusi në rrjetet sociale, OSHEE-ja shkruan se grupet e punës kanë zbarkuar në terren për të riparuar dëmin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në mesditë, Zona rreth Rrugeve “Mine Peza” dhe “Fortuzi” mbeten pa energji elektrike per shkak te demtimit te linjes nga ana e UKT. Brigadat e OSSH punuan per riparimin e demit brenda 1 ore,”– shkruhet në njoftim.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment