Sport

Dëmtimi, mbrojtësi Alexander-Arnold mbetet jashtë “Euro 2020”

U duk një dëmtimi i lehtë, por futbollisti i Liverpoolit do të mungojë katër deri në gjashtë javë, duke humbur kësisoj finalet kontinentale
Featured image of article: Dëmtimi, mbrojtësi Alexander-Arnold mbetet jashtë “Euro 2020”

ANGLI – Dje, pas ndeshjes ndaj Austrisë, u duk një dëmtim i lehtë. Sot, pas ekzaminimeve të specializuar, mësohet se mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold do ta humbasë ndeshjet finale të “Euro 2020”.

Sipas mediave angleze, futbollisti Trent Alexander-Arnold, i cili doli nga fusha për shkak të një dëmtimi në dukje të lehtë, do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, si pasojë e atij dëmtimi të pësuar në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Austrisë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka marrë kësisoj një lajm të rëndë para nisjes së europianit. Në vend të mbrojtësit të Liverpoolit pritet të ftohet një tjetër futbollist, derisa pesë të tillë janë në pritje të një ftese nga tekniku britanik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment