Sport

Dëmtimi? Ibra “ngre flamurin e bardhë”, me gjasa ka mbyllur sezonin

Sulmuesi 39-vjeçar sot do t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të specializuar mjekësor për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të tij
Featured image of article: Dëmtimi? Ibra “ngre flamurin e bardhë”, me gjasa ka mbyllur sezonin

ITALI – Fitorja ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”, nuk ka qenë vetëm e bukur për kuqezinjtë. Ajo ka patur edhe ‘kosto’, siç ishin dëmtimet e Zlatan Ibrahimoviç dhe ai i Brahim Diaz, në një kohë kur “djajtë” do të duhet të luajnë sërish në Torino këtë mesjavë, për të kërkuar një tjetër sukses përballë “granatave” të Davide Nicolas.

Sulmuesi 39-vjeçar suedez u dëmtua në sfidën ndaj Juventusi dhe ndonëse fillimisht u konsiderua si diçka e lehtë, gjuri i suedezit është ënjtur dhe gjatë paradites së sotme do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike, për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Paraprakisht thuhet, se mungesa e Zlatan është e sigurtë në sfidat ndaj Torinos në transfertë dhe Cagliarit në “San Siro”, ndërkohë që Pioli shpresonte shumë që ta kishte Ibran në dispozicion edhe në ndeshjen e javës së fundit ndaj Atalantës në Bergamo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E në këtë në kampin milanist, sulmuesi suedez e ka ngritur ‘flamurin e bardhë’ me gjasa të mëdha se sezoni për 39-vjeçarin ka përfunduar, vinë lajme të mira nga Brahim Diaz, një nga më të mirët në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit. Raportohet se spanjolli ka pasur vetëm një lodhje muskulore.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment