Sport

Dëmtimi i Ronaldos, vjen lajmi i mirë nga portugezi, ja kur do e shikojmë yllin e Juventus në fushën e blertë

Vjen lajmi i mirë nga ylli i Juventus Cristiano Ronaldo, sulmuesi do të zbres në fushën e blertë në ndeshje me Parmën, në nisjen e Kampionatit të Seria A.
Featured image of article: Dëmtimi i Ronaldos, vjen lajmi i mirë nga portugezi, ja kur do e shikojmë yllin e Juventus në fushën e blertë Cristiano Ronaldo

ITALI-Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, mungoi në dy ndeshje miqësore të Juventusit për shkak të problemeve muskulore. Por një lajm i mire vjen për të gjithë tifozët e “Zonjës së Vjetër”, pasi sulmuesi portugez e ka lënë pas dëmtimin dhe do t’i bashkohet grupit në stërvitjet e ardhëshme.

Ky është një lajm fantastik për teknikun Sarri, pasi në ndeshjen e parë të Kampionatit “Serie A” me Parmën do të ketë në përbërje formacionin e plotë të tij.

Seancat për rikuperimin e tij, ylli portugez i ka zhvilluar me një person special, të birin Cristiano Jr. Ai ka përsëritur të gjitha lëvizjet e Ronaldos.

 

View this post on Instagram

 

Working hard on my recovery with a special training partner!!😜💪

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

(D.K/ Dosja.al)

Shto Koment