Sport

Dëmtimi horror i Hysaj, Napoli: Ka thyer kockën e kraharorit, do mungojë disa javë

hkodrani u dëmtua pas një rënie të keqe në takimin Torino-Napoli, ka thyer kockën e kraharorit dhe do t’i duhet disa ditë regjim.
Featured image of article: Dëmtimi horror i Hysaj, Napoli: Ka thyer kockën e kraharorit, do mungojë disa javë Elseid Hysaj

ITALI-  Mbrojtësi shiqptar Elseid Hysaj do qëndrojë disa javë jashtë fushave, pasi ka pësuar dëmtime të rënda nga dëmtimi horror. Shkodrani u dëmtua pas një rënie të keqe në takimin Torino-Napoli, ka thyer kockën e kraharorit dhe do t’i duhet disa ditë regjim. Lajmin e ka zyrtarizuar klubi i Napolit, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishtediagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares Shqiptare”, shkruan Napoli.

Hysaj u rrëzua pas një dyluftimi me lojtarin kundështar dhe ra me kokë, ku pati dhe përthyerje qafe.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment