Politike

Dëmshpërblimet për tërmetin/ Rasti i Valbona Ramës, Veliaj del blof dhe ngatërron emrin, PD: Po mashtron qytetarët

  • Reagon Bashkia e Tiranës për akuzat e PD-së: Lulzim Basha nuk i ndal mashtrimet publike
  • Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nxori një faturë që sipas tij bashkëshorti i saj, Shpëtimi kishte marrë paratë e dëmshpërblimit nga tërmeti, ndërkohë që në faturë shkruhet emri i Nik Prendit.
    Featured image of article: Dëmshpërblimet për tërmetin/ Rasti i Valbona Ramës, Veliaj del blof dhe ngatërron emrin, PD: Po mashtron qytetarët Erion Veliaj

    TIRANË– Partia Demokratike solli këtë të enjte rastin e familjes së Valbona Ramës, e cila denoncoi prishjen e banesës së saj Valbona Ramës nga dy tërmetet që kanë goditur vendin vitin e shkuar. 

    Në emisionin “Opinion” kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nxori një faturë që sipas tij bashkëshorti i saj, Shpëtimi kishte marrë paratë e dëmshpërblimit nga tërmeti, ndërkohë që në faturë shkruhet emri i Nik Prendit.

    Fatura

    Po ashtu edhe zëdhënësja Ina Zhupa në një status në rrjetet sociale pak më parë tha se Veliaj mashtron pasi bëhet fjalë për një Valbona Rama tjetër dhe se bashkëshorti i Valbonës që flet në denoncimin e PD nuk quhet Shpëtim.

    POSTIMI I PLOTË:

    Bashkia e fjaskove! Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe jo të nxitonit për të sajuar! Ata na u drejtuan për ndihmë ndërkohë që ju nuk i dëgjoni, nuk i takoni, nuk i ndihmoni edhe tani edhe i ngatërroni.

    Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar sic do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!

    Pak orë më parë, Bashkia nëpërmjet një njoftimi shkruante se familja është ndihmuar nga qeveria dhe bashkia për dëmet që mori në dy tërmetet. Madje ata shtonin se kishin marrë dhe dëmshpërblimet prej 296 mijë lekësh.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment