Bota

Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd/ Arrestohen rreth 50 persona, shtohen forcat ushtarake

Ndërkohë në një konferencë shtypi Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike John Harrington tha se në protestë janë më shumë se 2.500 ofecerë policie për të mbajtur paqen.
Featured image of article: Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd/ Arrestohen rreth 50 persona, shtohen forcat ushtarake Pamje nga protesta

SHBA-Rreth 50 persona janë arrestuar ndërsa protestat vazhdojnë në të gjithë Minneapolis. Ndërkohë në një konferencë shtypi Komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike John Harrington tha se në protestë janë më shumë se 2.500 ofecerë policie për të mbajtur paqen.

Kjo është një nga forcat më të mëdha të policisë civile që ka parë ndonjëherë shteti i Minesota,’ tha ai.

Po ashtu ai tha se mund të ketë më shumë se 1.700 ushtarë të Gardës Kombëtare në zonë deri të dielën

“Ne e kuptuam se thjesht nuk kemi pasur, madje as me numrat për të cilët po flas, të kemi mjaft oficerë dhe personel për t’i përmbushur të gjitha ato misione në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme. Ne zgjodhëm misione bazuar në aftësinë tonë, “tha Harrington.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demonstrata në SHBA për vrasjen e George Floyd, i cili u mbyt nga një agjent i bardhë i policisë në Minneapolis vazhdojnë që prej 4 ditë radhazi. Mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se mijëra protëstues kanë dalë në qytet për të demostruar në lidhje me padrejtësinë dhe deskriminin që iu bë burrit me ngjyrë.

Ndërkohë së fundmi ka humbur jetën edhe një 19-vjeçar i cili është qëlluar me plumb nga autoritetet vendase. Po ashtu në protest është arrestuar edhe një gazetar i CNN teksa ishte duke raportuar live .

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment