Bota

Demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump, Pompeo konfirmon se ka dëgjuar bisedën telefonike me Zelenskyn

Pompeo ngriti disa pyetje në lidhje telefonatën, gjatë një interviste vetëm disa ditë më parë.
Featured image of article: Demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump, Pompeo konfirmon se ka dëgjuar bisedën telefonike me Zelenskyn Mike Pompeo

SHBA- Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo ka konfirmuar se ka ndjekur rregullisht të gjitha zhvillimet lidhur me rastin e presidenti Trump që i kërkoi Ukrainës të hetojë mbi kundërshtarin  e tij më të madh politik.

Biseda telefonike mes Donald Trump dhe Presidentit Volodymyr Zelensky, është në qendër të një hetimi mbi fajësimin kundër Donald Trump.

Pompeo ngriti disa pyetje në lidhje telefonatën, gjatë një interviste vetëm disa ditë më parë.

Presidenti Trump mohon se ka bërë presion të padrejtë ndaj Ukrainës dhe ka akuzuar kundërshtarët për montimin e një “grushti”.

Pranimi i Z. Pompeo gjatë një konference për shtyp në Itali erdhi pasi mediat raportuan se ai ishte palë në  këtë bisedë gjithashtu. “Unë isha në telefon,” tha zoti Pompeo.

Ai nuk u përgjigj drejtpërdrejt njërës nga pyetjet nëse gjatë telefonatës ka dëgjuar diçka alarmante, por tha se ishte përqendruar mes politikës së SHBA dhe Ukrainës.

“Ka qenë jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi t’i drejtojmë ato grupe.”- tha ai.

Nga ana tjetër, sekretari i shtetit tani është në degën ekzekutive. Ai përgjigjet për Donald Trump se administrata e tij  ka luftuar në një betejë të gjatë për t’i rezistuar çdo kërkese të kongresit për dokumente dhe dëshmi.

Komplikimi i gjithë kësaj është fakti që zoti Pompeo, për shkak të pjesëmarrjes së tij në telefonatën e Trump me kreun e qeverisë ukrainase, ka të drejtë të marrë pjesë  në procesin e hetimeve të fajësimit të Trump.

Pompeo edhe mund të justifikojë përpjekjet e presidentit për të bërë presion ndaj presidentit ukrainas për të hetuar Joe Biden, por demokratët dhe një pjesë e madhe e publikut amerikan nuk e shohin atë në këtë kontekst.

Të martën, Pompeo u tha demokratëve që kërkuan fajësimin dhe shkarkimin e Trump-it nga posti i Presidentit, se i kundërshton përpjekjet e tyre për të “ngacmuar” pesë zyrtarë të dikurshëm dhe aktualë të departamentit të shtetit, të cilët dëshirojnë t’i intervistojnë.

Burimi: BBC  

A.C/Dosja.al

Shto Koment