DiasporaRajoni

Demhasaj: Qeveria Kurti e ka të pashmangjshme dialogun, marrëveshja e Washingtonit s’mund të pengohet’

Kështu vlerëson Arton Demhasaj nga organizata ‘ÇOHU’, i cili shprehet se për vazhdimin e dialogut ndaj Kurtit do të ketë presione nga Bashkimi Evropian dhe Washingtoni.
Featured image of article: Demhasaj: Qeveria Kurti e ka të pashmangjshme dialogun, marrëveshja e Washingtonit s’mund të pengohet’ Albin Kurti

KOSOVË– Qeveria në ardhje që pritet të drejtohet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka të pamundur shmangien e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas formimit të institucioneve ndonëse dialogu nuk është prioritet për Kurtin, transmeton Insajderi.

Kështu vlerëson Arton Demhasaj nga organizata ‘ÇOHU’, i cili shprehet se për vazhdimin e dialogut ndaj Kurtit do të ketë presione nga Bashkimi Evropian dhe Washingtoni.

“Pa marrë parasysh se çfarë qasje ka Kurti ndaj dialogut është e pashmangshme që do të obligohet në një mënyrë me u marr me dialogun sapo të konstituohen institucionet e Kosovës. Nuk besoj se do të ketë presion vetëm nga Brukseli po edhe nga Ëashingtoni që sa më parë me u rikthy në procesin e dialogut me tendencë të përmbylljes së këtij procesi shumëvjeçar”,- ka thënë Demhasaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për deklaratat e Kurtit se dialogu, s’do të jetë prioritet ka pasur reagime dhe nga Bashkimi Evropian, zyrtarë të së cilës kanë bërë thirrje që ky proces duhet të vazhdojë pas formimit të institucioneve. Sipas Demhasaj është e vështirë të pengohet zbatimi i Marrëveshjes së Washingtonit.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment