Aktualitet

Dëme të mëdha nga zjarri në Lezhë, digjen mbi 3 hektar pyje, flakët përhapen edhe në Mirditë

Zjarri i fuqishëm i cili nisi të hënën në fshatin Zejmen të Lezhës ka djegur deri më tani me shumë se 3 hektarë pyje. Flakët ndërkohë janë përhapur edhe në territorin e Bashkisë Mirditq.
Featured image of article: Dëme të mëdha nga zjarri në Lezhë, digjen mbi 3 hektar pyje, flakët përhapen edhe në Mirditë Foto ilustruese

LEZHË -Zjarri i rënë në zonën e Lezhës gjatë ditës së hënë, ka djegur më shumë se 3 hektar pyje. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me drurë dhe shkurre. Zjarri i cili nisi në pyjet e fshatit Zejmen, është përhapur edhe territorin e Bashkisë Mirditë.

Vatra e zjarrit është në një zonë malore dhe terreni e vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Aktualisht zjarrfikësit e Mirditës po punojnë me mjete krahu për të shuar vatrën, e cila ndihmohet edhe nga era.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë pak ditë më parë, u përfshi nga flakët edhe mali i Gjallicës në Kukës. zjarrëfiksit në bashkëpunim me banorët e zonës arritën që të shuanin dy herë vatrën e zjarrit. Banorët e zonës kërkuan edhe ndihmë nga ajri për shkak të terrenti të thepisur, por autoritetet nuk iu përgjigjen. Dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment